Erkand Qerimaj: 'Do te behem kampion bote'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Këtë herë në gjoksin e tij nuk kishte medalje, por garimi që bëri ishte spektakolar, duke u përballur me shumë dinjitet me më të mirët e botës. Erkand Qerimaj përfundoi i gjashti në botërorin e peshëngritjes, të zhvilluar në Antalia të Turqisë duke i hapur rrugën një kualifikimi të rëndësishëm për Lojërat Olimpike, Londër 2012. Në rrëfimin e tij për revistën “Shqip”, shkodrani i pedanës tregon të gjitha synimet e tij në sportin që e bëri të famshëm. Lidhja me trajnerin Zef Kovaçi, mbështetja nga yjet e peshëngritjes botërore, Pirro Dhima, Luan Shabani, Viktor Mitro, problemet e sportit shqiptar dhe emocione të tjera shumë njerëzore
Erkand Qerimaj e mbylli botërorin në vendin e gjashtë, një rezultat shumë i rëndësishëm personal, por edhe në rang skuadre, si e vlerëson Erkandi këtë paraqitje?
Rezultatin e botërorit e vlerësoj shumë, duke pasur parasysh që ne vinim nga një klimë e tensionuar që u krijua me federatën e peshëngritjes. Gara ishte e fortë, edhe për faktin se sportistët garonin për kualifikueset e Londër 2012. Unë arrita rezultatin tim maksimal 155 kg në shkëputje dhe 196 kg në shtytje, 3 kg larg vendit të tretë në shtytje dhe 5 kg larg në dygarësh me vendin e tretë.
Si skuadër u renditëm në vendin e 24-t, duke siguruar kualifikimin për tre sportistë, duke lënë mundësinë edhe për një sportist tjetër, në rast të një kualifikimi të mirë në botërorin e vitit të ardhshëm. Është shumë e rëndësishme të themi që këto rezultate ekipore janë shumë të mira dhe duke shpresuar në përmirësimin e kushteve, siç morën dhe premtimet nga ministri Xhaferri, rezultatet do jenë edhe më të mira.
Në stilin e shtytjes ju vazhdoni të keni një performancë gjithnjë shumë të mirë, madje këtë herë arritët edhe rezultatin më të mirë personal, problemet ndërkohë mbeten në stilin e shkëputjes?
Duhet të them që ka qenë një garim i mirë në përgjithësi, pa i veçuar stilet. Mendoj që edhe në këtë stil kam bërë progres, edhe pse gjatë garimit bëra një gabim në provën e parë, që nuk më lejoi të bëja edhe garën siç duhet. Ndërsa në shtytje arrita deri në 196 kg, duke thyer rekordin e Ilir Sulit, që nuk thyhej prej 10 vjetësh. Me këtë rezultat isha vetëm 4 kg larg vendit të parë, ndërsa përmirësova dygarëshin.
Rezultatet e këtij aktiviteti ishin një tregues i qartë se limitet e tua nuk janë vetëm në këto rezultate, si e shikon të ardhmen Erkandi?
Vetë ecuria në këtë garë, por edhe forca që unë ndiej në vetvete më lejojnë të mendoj që kam mundësi për t’u përmirësuar edhe më shumë. Shpresoj që në garat e tjera të jem më i qetë psikologjikisht dhe të mos humbas kohë me probleme që vijnë artificialisht nga jashtë sportit.
Kualifikimi në Olimpiadën e Londrës nuk është një tabu, a ka një plan Erkandi dhe trajneri Kovaçi për ta realizuar këtë objektiv?
Siç e thashë edhe më lart, e rëndësishme është që në botërorin e ardhshëm të mos zbresim nga ky pozicion, por nëse do ta përmirësojmë edhe më shumë do të kemi mundësi të çojmë edhe një tjetër sportist.
Cilat janë përshtypjet që ka marrë Erkandi nga kjo përballje me më të mirët e peshëngritjes?
Mendoj se ishte një test shumë i mirë. Pata mundësinë të përballem me më të mirët e botës dhe të tregoj një stabilitet në garimin tim, duke realizuar pesë nga gjashtë provat. Kjo tregon ndër të tjera se me shumë punë unë mund të përballem edhe me rezultate me më të mirët e botës.
Është bërë një analizë e asaj që ndodhi në Antalia. Cilat mendon se janë mësimet që janë nxjerrë pas këtij aktiviteti?
Ndoshta është pak shpejt për të bërë një analizë të hollësishme, por me trajnerin tim, Zef Kovaçi kemi diskutuar për të ardhmen. Pikat që duhet të përmirësojmë dhe synimet e reja. Mendoj që të gjithë sportistët më të mirë duhet të stërviten bashkë, për të parë e stimuluar njëri tjetrin. Për sa i përket stërvitjes, mendoj se duhet t’i përkushtohem më shumë dhe të evitoj momentet e ngarkuara psikologjike, siç patën disa ditë përpara këtij aktiviteti.
Pas Pekin 2008, përgatitjet janë për Londër 2012, cili është ndryshimi që ndjen Erkandi nga paraqitja që bëri dy vjet më parë në Olimpiadë?
Ndryshime ndiej vërtetë. Jam shumë më i përgatitur nga ana profesionale. Në këto dy vjet kam studiuar shumë mirë të gjitha programet stërvitore dhe problemet që unë kam pasur gjatë stërvitjeve. Një ndihmesë të madhe më ka dhënë edhe trajneri im Zef Kovaçi, me të cilin po filloj të shikoj se ku i kam limitet e mia, duke kërkuar gjithnjë rezultatet më të mira të mundshme. Me ndihmën e tij jam stërvitur shumë mirë, duke evituar dëmtimet gjatë stërvitjes. Ndihem vërtetë shumë më i formuar edhe nga ana profesionale, sepse kam mësuar më shumë edhe për ngarkesat e stërvitjes, të cilat do të më ndihmojnë të shtyj kufijtë e rekordeve të mia.
Prej kohësh ju stërviteni me trajnerin Zef Kovaçi, një personalitet i peshëngritjes, nga duart e të cilit janë prodhuar disa prej emrave më të mëdhenj të peshëngritjes botërore, ka ndjerë ndonjë ndryshim Erkandi nga Erkandi i mëparshëm?
Është fat për mua që lindi ky bashkëpunim me trajnerin Zef Kovaçi, nga të gjitha aspektet: mësoj çdo ditë nga trajneri, si në aspektin profesional, por edhe në atë njerëzor. Për mua trajneri im është edhe psikolog. Kemi një raport shumë të mirë dhe kuptohemi për gjithçka. Mbi të gjitha për mua është e rëndësishme që aspekti profesional ka ndryshuar plotësisht. Ndihem më të vërtetë me fat që jam nxënësi i tij dhe shpresoj shumë që të përfitoj ashtu siç kanë përfituar edhe kampionë të tjerë të mëdhenj shqiptarë.
Sa i rëndësishëm është roli i trajnerit për një sportist, i cili ka fituar gjithçka dhe kërkon që gjithnjë të motivohet?
Roli i trajnerit është kryesor në përgatitjen e sportistit për arritjen e rezultateve. Trajneri im Zef Kovaçi punon shumë më mua, çdo ditë. Ai më përgatit me shumë kujdes programin stërvitor, por kujdeset shumë edhe për anën time psikologjike. Mendoj se të gjitha këto janë të lidhura mirë me njëra tjetrën dhe së bashku bëjnë edhe formimin më të mirë, që unë të bëhem një sportist i mirë.
U bënë shumë vite që ju jeni në pedanën e peshëngritjes shqiptare, duke marrë shumë trofe shqiptare por edhe ndërkombëtare. Kjo periudhë iu ka lodhur apo iu ka forcuar më shumë?
Të them të vërtetën të gjitha këto gara dhe trofe të fituara në vite, nga njëra anë më kanë forcuar, por ndërkohë edhe më kanë lodhur, ndaj mendoj që pas përfundimit të këtij aktiviteti do të kërkoj një periudhë pushimesh. Jo pushim absolut, por një pushim të pjesshëm, duke hequr dorë nga disa aktivitete rutinë, për t’u përkushtuar edhe më shumë për Lojërat Olimpike.
Kohët e fundit ka pasur shumë polemika në sportin tuaj, pse mendoni se ndodhin të tilla gjëra dhe cili është qëndrimi që ju së bashku me trajnerin tuaj keni mbajtur?
Është e vërtetë që ka pasur polemika, sepse është mirë që drejtuesit e peshëngritjes të krenohen me medaljet që ne fitojmë, por do të ishte mirë që më parë të kryenin më mirë funksionet që ata mbulojnë. Vlerësimet për ne janë gjithnjë duke u zhvlerësuar dhe askush nuk përgjigjet për këtë.
Si është jeta jashtë sportit për Erkandin?
Jeta ime është e mbushur me shumë ngarkesa, sidomos kur jam përpara aktiviteteve, që më duhet të stërvitem dy herë në ditë. Në periudhë normale ngarkesa është më e vogël. Gjatë periudhës tjetër të vitit jeta ime është e mbushur edhe nga studimet, pasi që nga viti 2006 unë ndjek studimet në Universitetin Marin Barleti, falë një burse që më ofruan në këtë universitet për drejtësi. Kam ende edhe tre provime dhe diplomohen. Pas përfundimit të studimeve mendoj se do kem edhe më shumë kohë e përkushtim për sportin. Njëkohësisht unë ndjek edhe studimet në universitetin e sporteve me një program të veçantë të shtetit shqiptar për sportistët cilësorë.
Ndërkohë për sa i përket familjes ajo është shumë e rëndësishme për mua. Më ka dhënë një mbështetje të veçantë, prindërit dhe vëllezërit e mi. Ata më qëndrojnë gjithnjë pranë. Për sa i përket pjesës së dëfrimit. Më pëlqen shumë muzika, makinat sportive, motorët e ujit. Shoqërisë i kushtoj kohë, por është pak e limituar, dhe ata e dinë që duhet të stërvitem.
Pas përfundimit të karrierës sportive, ku e shikon veten Erkandi, në ç’pozita?
Nuk kam filluar të mendoj akoma për këtë pjesë, por duke qenë se po investoj shumë për shkollimin, them se alternativat nuk do të më mungojnë.
Çfarë mendoni se i mungon sportit shqiptar dhe në veçanti peshëngritjes, për të patur një vijueshmëri konstante suksesesh, duke parë që talentet nuk kanë munguar asnjëherë në këtë sport?
Sportit shqiptar i mungojnë njerëzit që duhet të drejtojnë institucionet përgatitëse. I mungojnë njerëzit që kanë dëshirë të punojnë dhe të ndihmojnë sportistët. Nëse këta njerëz do të ishin më “të mirë”, si në aspektin njerëzor dhe atë profesional dhe sporti do të ishte më i suksesshëm.
Kohët e fundit ju keni qenë i mbështetur nga emrat e mëdhenj të peshëngritjes, Pirro Dhima, Luan Shabani, apo Viktor Mitro. Sa iu kanë ndihmuar për të përsosur punën tuaj dhe çfarë mendoni ju se keni fituar prej tyre?
Është e vërtetë, më kanë ndihmuar shumë. Jam stërvitur në Greqi falë tyre në qendrën olimpike dhe kam marrë shumë këshilla të vlefshme. Ata janë korifenjtë e peshëngritjes dhe eksperienca e tyre është shumë e vlefshme për mua. Ata sportistë kanë dalë nga shkolla shqiptare të gjithë, por me kushte më të mira arritën majat e botës. Mua më kanë ndihmuar shumë.
Çdo sportist ka anët e forta dhe të dobëta, cilat janë këto te kampioni Erkand Qerimaj?
Arma ime më e mirë mendoj se është vullneti për të arritur synimet që i vendos vetes. Jam i komunikueshëm me njerëzit. Kurse për anët e dobëta nuk mund të them asgjë, se nuk i tregoj të gjitha sekretet.
Cila është jeta private e Erkandit, çfarë mund të bëjmë publike për Erkandin, apo do të vazhdojë të qëndroje i fshehur pas emrit të tij?
Shumë mirë e the, jetë private, e lëmë kështu…