e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Elbasan Arena', vleresohet pozitivisht ndertimi i pistes atletike

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Elbasan Arena', vleresohet pozitivisht ndertimi i pistes atletike

Stadiumi “Arena Elbasani” ka hyrë në fazën përfundimtare të punimeve, ndërsa paralelisht me të po shihet mundësia për ndërtimin e pistës së atletikës. Më nga afër stadiumin e kanë vizituar edhe specialistë të kompanisë italiane “Mondo”, që është e specializuar në ndërtimin e pistave të atletikës.


Përfaqësuesi i kompanisë “Mondo”, Roberto Frank u shpreh se “po shihet mundësia e bashkëpunimit me FSHF-në, me qëllim që edhe pista dhe fusha e futbollit të ndërtohen sipas parametrave bashkëkohorë”. Ndërkohë, kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, tha se “janë të gjitha kushtet për ndërtimin e pistës, ndërsa punimet nuk do të nisin deri para datës 11 tetor, kur do të zhvillohet ndeshja e parë e futbollit në stadiumin e ri nga ekipi ynë përfaqësues”. Punimet për përfundimin e stadiumit po ecin me ritme të mira për të përfunduar brenda afateve, pasi në datën 11 tetor do të luhet edhe ndeshja e parë Shqipëri–Danimarkë për eliminatoret e Euro 2016.