Shqiperia dhe Italia miqesore ne nentor?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat italiane shkruajnë se Kombëtarja e Antonio Contes mund të zhvillojë gjatë muajt nëntor një miqësore ndaj Kombëtares shqiptare të drejtuar nga Gianni de Biasi. Sipas La Gazzetta dello Sport, të dyja federatat janë në një tratativë për këtë ndeshje, ndonëse FIFA nuk një datë të përcaktuar për ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, transmeton mapo. Megjithatë, mediat shkruajnë se Conte nuk dëshiron që të shpërqëndrohet nga ndeshja që do të luaj kundër Kroacisë më 18 nëntor kështu që nëse kjo ndeshje do të organizohet pritet të jetë pas kësaj date.
Edhe Shqipëria e ka të pamundur një miqësore përpara kësaj date pasi do të luaj dy ndeshje të rëndësishme kundër Danimarkës më 11 tetor dhe 3 ditë më pas kundër Serbisë, për fazën paraeleminatore të Euro2016. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Shqipërinë, atëherë Italia me shumë mundësi do të luajë kundër Kolumbisë. Një përballje kundër Italisë, do të konsiderohej një ndeshje luksi për Kombëtaren tonë, e cila vitet e fundit ka rritur ndjeshëm kualitetin e saj.