e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ekskluzive/ Peshkoi në lumë për topin, rrëfehet portieri i Skraparit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ekskluzive/ Peshkoi në lumë për topin, rrëfehet portieri i Skraparit
Beqollari gjatë momenteve duke kapur topin në lum

Beqollari duke "peshkuar" topin në lumë FOTOT: Sulo Gozhina

Ka mjaftuar një foto e postuar në faqen italiane "www.calciatoribrutti.com", ku shihet një person i veshur me uniformën e portierit duke kapur një top në lumë, që në rrjetet sociale të plasë gallata dhe humori. Beqollari (m), duke nxjerr një lojtar të dëmtuar me barrelë jashte fushësPjesë e saj janë bërë pothuajse të gjitha faqet e vendit fqinj, por edhe ato vendëse nuk kanë mbetur mbrapa, duke i bërë një reklamë të shëmtuar futbollit shqiptar, edhe pse luhet në Kategorinë e Tretë.Në fakt, bëhet fjalë për një ndodhi në stadiumin e Skraparit, gjatë ndeshjes që vendësit kanë luajtur ndaj Orikumit, ku një top ka rënë në lumin që është ngjitur me fushën dhe punëtori i fushës është futur aty për ta marrë.3Intervista

Në qendër të gjithë zhurmës që ka krijuar ky rast është Klodian Beqollari, 37- vjeçari që gjysmën e parë të kampionatit ka mbrojtur portën e Skraparit dhe që tani, përveçse rolit të punëtorit të fushës bën edhe atë portierit të dytë, në një skuadër e cila rrezikon mbijetesën në Kategorinë e Dytë. 5Por, që topat bien në lumin "Osum" në stadiumin e Skraparit, këtë e dinë të gjithë ata që e kanë vizituar të paktën njëherë këtë stadium.

4Megjithatë, personazhi më i përfolur gjatë ditës së djeshme, Beqollari, me një sinqeritet për ta pasur zili, ka sqaruar gjithçka në një intervistë për "Panorama Sport". 6Klodian, jeni në dijeni që fotoja juaj është më e komentuara dhe më e postuara ditëm e sotme (djeshme)?

E di që po qarkullojnë këto foto në faqe të ndryshme në internet, por nuk e keni fajin ju. Fajin e kanë ata që i kanë hedhur në internet. Këto janë budallallëqe që dalin dhe komentohen shumë. Nuk kam se çfarë të them unë për këtë rast. E konfirmoj që unë kam qenë atje dhe nuk besoj se ka ndonjë problem, pasi kam bërë vetëm detyrën.

Cili është pozicioni juaj te skuadra e Skraparit?

Unë jam portieri që kam luajtur fazën e parë, por jam edhe në rolin e punëtorit të fushës. Kjo është e gjitha. Në momentin që në skuadër është afruar portieri tjetër, unë kam dalë portier i dytë.

Është hera e parë që topat bien në lumë gjatë ndeshjeve që skuadra juaj luan në shtëpi?

Topat në lumë kanë rënë edhe më përpara, por unë kohët e fundit jam kthyer në Shqipëri, pasi kam qenë në Greqi. Kur ishim në Kategorinë e Parë, ka qenë një punëtor i rregullt që ishte për fushën dhe merrej me këto gjëra. Ai futej në lumë dhe mblidhte topat që binin, se kush do ta bënte këtë gjë tjetër...

Kush ju tha që fotot tuaja kishin bërë xhiro në të gjithë portalet në internet?

Unë tani sa erdha nga stërvitja dhe aty më thanë lojtarët e tjerë të skuadrës, që kanë hedhur foton tënde në një faqe shqiptare ku ata e kishin parë.

E dini që e kanë hedhur edhe faqe të njohura italiane?

Po Shqipëri hesapi, çfarë të them. Në vend që të na vijë e keqja nga bota, të vjen nga i joti. Por, të them të drejtën, mua as nuk ma ndjen fare. Vetëm të mos na shajnë e të mos na ofendojnë, por foto le të nxjerrin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Përrenjas në fazën e parë, ku ishte uji që në gju dhe u hap panik. Po atë e bëri ekipi vendës, ne nuk thamë gjë.

Nuk keni veshje të veçanta për të hyrë në lumë për të mbledhur topat, pasi duket se keni hyrë me uniformën e lojës?

Nuk kisha hyrë me uniformën e futbollit, po e vesha për momentin se uniformën e lojës e kisha poshtë asaj që kisha veshur. Më thoni ju një stadium që nuk ka ujë afër. Te ne kalon lumi aty afër dhe jemi të detyruar që të hyjmë në lumë të marrim topin. Kemi hyrë edhe në momente më të këqija në lumë. Por kësaj radhe lumi kishte pak prurje, se po të kishte shumë prurje, nuk hyn njeri, se nuk do lërë jetën aty.

Ka pasur raste që kanë humbur topat?

Normalisht që ka pasur, pasi ta marrë lumi dhe të mos humbasë nuk ka logjikë. Po çfarë të bënim, nuk hynim dot se na merr lumi. Në behar futesh kollaj se nuk ka shumë ujë, por në dimër është më e vështirë.

Përgatiti: ARMAND HALILI