e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana largohet nga Nantes para mbarimit të kontratës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana largohet nga Nantes para mbarimit të kontratës

Lorik Cana pritet të mbyllë parë kohe kontratën e tij me klubin francez të Nantës. Kapiteni i Kombëtares ka një kontratë dy-vjeçare, por mediat franceze thonë se ajo mund të mbyllet në fund të sezonit.

Untitled-1Mbrojtësi shkoi nga Lacio drejt skuadrës franceze verën e kaluar. Sipas "Tv Nantes", Cana ka thënë se marrëveshja e tij me presidentin e klubit ishte për një kohë të shkurtër.

"Kam një marrëveshje verbale me presidentin (Waldemar Kita). Shoh lojtarët e rinj këtu janë e ardhmja dhe unë jam këtu për të mbështetur klubin në një kohë të shkurtër",-ka thënë Cana.