Zbulohet flirti i fundit i Berluskonit: 60 telefonata në ditë me Lavinian (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Silvio Berluskoni bëhet sërish objekt i kronikave rozë. Mediat italiane shkruajnë për një 'histori pasionante' mes tij dhe 21-vjeçares, Lavinia Palombini. Kjo e fundit përshkruhet si "bionde, shpesh herë pa make-up dhe e pasionuar pas politikës'.
Gazetat e vendit fqinj i referohen "Il Fatto Quotidiano" që shkruan për "zjarrin e ri" të Berluskonit.
"Një pasion i lindur gjatë pushimeve në Sardenja, ku thuhet se Berluskoni humbi mendjen pas 21-vjeçares romane: 60 telefonata në ditë, një fiksim që quhet Lavinia",-shkruan "Corriere dello Sport".


