e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Detaje të reja/ Stadiumi, federata ankohet për bashkinë (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Detaje të reja/ Stadiumi, federata ankohet për bashkinë (FOTO)

Impianti i futbollit, i cili pritet të jetë më i madhi në vend dhe gjithashtu më moderni, është në pritje të elektrifikimit dhe të lidhjes së linjës me ujë.

12733459_10204179446446287_4531228506265397031_nFederata Shqiptare e Futbollit ka dërguar një kërkesë në Bashkinë e Shkodrës që të bëhet lidhja e energjisë elektrike sa më shpejt në imapiant. Këtë e konfirmon Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, për gazetën "Panorama Sport".

"Kam bërë një kërkesë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, në mënyrë që të kemi lidhjen me energjinë elektrike, linjën e ujit dhe telefoninë.

Çdo ditë që ata vonohen në përmbushjen e këtij detyrimi, shkakton shumë probleme. Duhet të qartësohet diçka se bëhet fjalë për një impiant që kërkon fuqi furnizuese mbi 15000 KW (kilovat), apo një furnizim me ujë që të mund të përballojë edhe nevojat që ka një impiant i tillë.

12729170_10209141631200766_2453649482133436263_nPo ju jap vetëm një shembull, që në stadium do të ketë rreth 100 WC", shprehet fillimisht Dervishaj. Sipas tij, stadiumi ka nevojë që të ketë të gjitha këto instalime në një kohë sa më të shpejtë, për vetë faktin se duhet të bëhen testet dhe provat gjenerale të stadiumit me funksiononim e tij të plotë.

Sheshi

Së fundmi, është kërkuar një shtim i hapësirës për parkingun e stadiumit, mirëpo nuk është zgjidhur ende problemi i kufirit të shpronësimeve nga vetë Bashkia e Shkodrës.

Në fjalën e tij për gazetën, Dervishaj bën me dije se firma e punimeve është duke pritur institucionin e pushtetit vendor, që të mund të përcaktojë kufirin se deri ku është hapësira që aktualisht mund të përdoret për sheshin para impiantit.

"Prej disa javësh po presim nga bashkia që të na përcaktojë kufirin e shpronësimeve. Duhet të na sjellë një topograf që të mund të verifikojë në terren se ku është kufiri deri në të cilin ne aktualisht mund ta përdorim për sheshin para impiantit.

Është vonesë e kotë, pasi është procedurë e përfunduar për territorin që bashkia e ka shpronësuar dhe ne duhet të nisim punën për sistemimin e sheshit që i përket këtij ndërtimi", shprehet anëtari i KE-së.

10290187_10209141631640777_6161420924532693679_n

Impianti

Punimet mund të thuhet se kanë hyrë në fazën e fundit. Ditën e djeshme ka përfunduar vendosja e stolave në tribunën përballë, si dhe në fasadën e brendshme të tribunës ka nisur vendosja e vetratës së xhamtë, por paralelisht po punohet edhe me atë të jashtme. "Planifikimi në kompjuter është një tjetër gjë dhe puna në terren është tjetër gjë.

Nga përllogaritjet në impiant, bëhet fjalë për një stadium që do të ketë rreth 16 000 stola. Ka nisur gjithashtu puna për vendosjen e fonisë dhe ndriçimit të brendshëm të ndërtesës, apo edhe sa i përket ajrimit të brendshëm", shton Arben Dervishaj në fjalën e tij për gazetën "Panorama Sport".

Tribuna

Stadiumi "Loro Boriçi" do të jetë i kategorisë së katërt. Për këtë, përmasat e tij dhe vetë komoditetet dhe standardet që do të plotësojë do të jenë të tilla që do të krahasohen edhe me stadiume me shumë emër në Europë.

Në impiantin e ri që po ndërtohet, bëhet fjalë për një ndërtesë që vetëm tribuna do të jetë gjashtë kate. "Është një hapësirë prej rreth 15 000 metrash katrorë.

Tribuna e mediave do të jetë një kat i veçantë, tribuna VIP do të ketë hapësirat e nevojshme dhe që i përshtaten kësaj kategorie stadiumesh.

Do të kemi mundësinë që të ofrojmë komoditetet maksimale edhe për ekipe që janë kampione bote si Italia dhe Spanja për kualifikueset e ardhshme", deklaron Dervishaj për "Panorama Sport".

Shqetësimi

Ndërkohë që punimet janë duke ecur me ritme të kënaqshme, bashkia duket se është në kohë vonesë me mirëmbajtjen. Kjo e fundit është ajo që do të punësojë njerëzit për të bërë edhe mirëmbajtjen e këtij impianti, mirëpo institucioni i pushtetit vendor në Shkodër nuk ka caktuar ende personat që do të punësohen në impiant.

"Kam kërkuar nga bashkia, edhe personalisht dhe me dashamirësi, por edhe në rrugë zyrtare e formale, që të vijnë personat që do të punësohen dhe do të mirëmbajnë impiantin, të jenë në ndërtesë në këtë fazë të punimeve që janë duke u instaluar aparaturat dhe po vendosen pajisje të ndryshme.

Do të jetë shumë vonë që bashkia të mendojë për këta njerëz në ditën që do të marrë në dorëzim impiantin, pasi ata nuk do të ketë mundësi as të praktikës dhe as që të njihen nga afër me mënyrën si funksionojnë aparaturat dhe sistemet e ndryshme, që nëse nuk i njohin tani gjatë instalimit, nuk do të kenë mundësinë më vonë", përfundon Dervishaj.

OLSI TUJANI