Edgar Cani drejt Bundesliges
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Edgar Çani duket se karrierën do ta vazhdojë në Gjermani. Është klubi gjerman i Bundesligës, Kaiserslautern që është duke e vazhduar situatën e sulmuesit shqiptar, i cili aktualisht është pjesë e Catanias së Italisë. Çani kërkohet edhe nga francezët e Ajacios. Menaxheri i lojtarit ka konfirmuar interesimin e klubit gjer-man dhe atij francez për shqiptarin.
“Çani do të nisë normalisht përgatitjet me Catanian. Do të shkojë në grumbullim me skuadrën e tij dhe më pas do të vendosim. Deri tani ka pasur interesim të vazhdueshëm nga klube gjermane dhe franceze. Dy klubet më këmbëngulëse për të marrë shërbimet e tij janë Kaizerslauterni dhe Ajacio”, ka thënë agjenti i Çanit.