e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Atletike, Gej pozitiv ndaj dopingut, humb Boterorin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atletike, Gej pozitiv ndaj dopingut, humb Boterorin

Sprinteri amerikan, Tajson Gej, nuk do të mund të marrë pjesë në Botërorin e Atletikës që zhvillohet në Moskë në gusht, pasi ka rezultuar pozitiv në një test antidoping, siç e ka konfirmuar vetë ai. Kampioni i Botës në vitin 2007, i cili regjistroi kohën më të shpejtë të këtij sezoni në garën e 100 metrave (9.75 sekonda), është shfaqur i përlotur para mediave për të dhënë personalisht lajmin. Ai ka treguar se ka rezultuar pozitiv ndaj një substance ende të paidentifikuar dhe që të premten ka qenë në dijeni të vendimit të USADA, agjencisë antidoping në SHBA e cila ka bërë të qartë se rezultatet e analizës i përkasin një testi surprizë pas një gare të zhvilluar më 16 maj.

“Nuk mund të flas për sabotazh. Por praktikisht i kam besuar dikujt dhe ky besim u tradhtua. Kam bërë një gabim dhe kjo do të thotë se nuk do të jem në pistë në Botëror”, konfirmoi 30-vjeçari i cili shihej si një nga rivalët më të mëdhenj të Usain Bolt në Botëror. Sprinteri amerikan mban kohën e dytë më të mirë në botë në këtë garë, 9.69 sekonda.