e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i Canës: Pas Europianit e mbyll me Kombëtaren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i Canës: Pas Europianit e mbyll me Kombëtaren

Kapiteni i Kombëtares është ai që i ka udhëhequr kuqezinjtë në fushë përgjatë të gjithë rrugëtimit për në "Euro 2016", mirëpo nuk mundohet aspak që të fshehë gabimin që ka bërë në momentin e pësimit të golit të dytë nga Austria me këshillën për Mavrajn.Cana-Nante Lorik Cana, në një intervistë për "Panorama Sport" nga Luksemburgu, rrëfen problemet në aeroportin e Vjenës, por edhe mësimet që ka nxjerrë ai dhe e gjithë skuadra nga përballja me Austrinë.

Ai e pranon se mungesa e grumbullimeve ka ndikuar në performancën e kuqezinjve në atë përballje, ashtu siç është i bindur që De Biazi është shumë i qartë për zgjedhjet e tij dhe se ka nevojë që të testojë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion.

Gjatë fjalës së tij e ka përmendur disa herë të ardhmen e sigurt të Kombëtares me gjeneratën e re, ndërkohë që ka lënë të kuptohet më shumë se kurrë se pas Francës do ta mbyllë me Shqipërinë. "Fokusi ynë është te sfida e parë me Zvicrën.

Çdo ndeshje dhe grumbullim është në funksion të saj që të përgatitemi dhe të jemi sa më gati për të. Unë kam pasur nderin që të jem kapiten i këtij brezi dhe të jap sa më shumë nga përvoja ime për lojtarë si Ajeti apo Gjimshiti që do të jenë e ardhmja e Kombëtares. Pas Europianit do të marr disa ditë pushime përpara se të ndërmarr një vendim të konsultuar edhe me familjen time se çfarë do të bëj".