e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dyshimet per tolerim ne ndeshjen Skenderbeu-Tirana, FSHF ndeshkon vetem tifozet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dyshimet per tolerim ne ndeshjen Skenderbeu-Tirana, FSHF ndeshkon vetem tifozet

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar Skënderbeun dhe Tiranën që të luajnë një ndeshje pa tifozë në fushat e tyre përkatëse. Shkak është bërë sjellja e tifozëve në ndeshjen e fundjavës mes këtyre dy ekipeve.

“KF “Skënderbeu” dhe KF ”Tirana” për sjellje të gabuar të tifozerive të tyre, për hedhje të sendeve të forta, mjeteve ndezëse në fushën e lojës si dhe ofendimeve të vazhdueshme, dënohen secili me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

- Ekipi i KF ”Laçi”, për sjellje të gabuar të tifozëve të tij dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me 20.000 lekë gjobë”, thuhet në një reagim të Federatës.

Si zakonisht, FSHF merret vetëm me pasojat dhe jo me motivet e asaj që solli deri tek veprimet e dhunshme të tifozëve.

Gjithë ambienti sportiv zien nga akuzat dhe supozimet se Skënderbeu toleroi ndaj Tiranës.

Ishte pikërisht kjo arsyeja që solli reagimin e ashpër të tifozëve korçarë.

Por, FSHF nuk e ka parë të udhës të nisë ndonjë hetim të mundshëm për trukim ndeshje.

Ajo është mjaftuar thjesht me dënimin e tifozëve.