e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dvornekoviç: Kukësi sndalet, nuk na tremb asnjë rival

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dvornekoviç: Kukësi sndalet, nuk na tremb asnjë rival

Autori i golit të parë të Kukësit ndaj Bylisit, Matija Dvornekoviç, në një intervistë për "Panorama Sport" shprehet shumë i kënaqur për fitoren në transfertën e sikletshme të Ballshit.kukesi Thyerja e tabusë së stadiumit "Adush Muça" e bën edhe më speciale fitoren e Kukësit. Sulmuesi kroat, përveç suksesit në Ballsh, foli edhe për përballjen e Kupës, ku në gjysmëfinale Kukësi do të përballet me Flamurtarin.

Matija, këtë herë shënuat në transfertë. Si ndiheni pas këtij suksesi?

Sigurisht që jam i kënaqur për golin tim, pasi ishte i rëndësishëm për tri pikët dhe fitoren që arritëm të merrnim. E dinim që nuk do të ishte ndeshje e lehtë, pasi Bylisi lufton për qëndrimin në Superiore, kështu që ata do të jepnin 200%. Edhe ne na duhej fitorja për të arritur objektivin. Në fund vendosi kualiteti i Kukësit, ndaj edhe fituam.

Thyet tabu në Ballsh, pasi Kukësi nuk ka fituar asnjëherë në atë fushë në kampionat, si ju duket ky sukses?

Dhe për këtë arsye kjo fitore e jona e bën më shumë speciale këtë sukses. Tri pikët e kësaj ndeshjeje janë shumë të rëndë- sishme për ne. Tashmë jeni 3 pikë më shumë se Teuta, ishte ky një hap i madh? Tri pikë nuk janë diferencë e madhe. Duhet që të luajmë në këtë mënyrë dhe të marrim vetëm fitore, pasi kjo do të bëjë diferencën e madhe.

Si e shikoni garën për vendin e tretë?

Është shumë interesante, por ne vazhdojmë pa frikë dhe emocione rrugën tonë. Në fund do të jetë Kukësi që do të mbajë vendin e tretë.

Mbas 3 ditësh luani një tjetër transfertë. Luani për Kupë ndaj Flamurtarit dhe për çfarë rezultati shkoni në Vlorë?

Na pret një sfidë shumë e rëndësishme në Vlorë, takimi i parë i gjysmëfinaleve të Kupës. Shkojmë në Vlorë për të shënuar një ose dy gola, për ta bërë më të lehtë punën për ndeshjen e dytë në Kukës.

Ndiheni favoritë, pasi e luani në Kukës ndeshjen e dytë?

Nuk mund ta them këtë, pasi Kupa është një kompeticion plot surpriza. Të gjithë si ekip duhet të jemi në 100%. Skuadra është kualitative, por këtë gjë duhet ta tregojmë në fushë ndaj Flamurtarit. Prisni Skënderbeun dhe Partizanin brenda.

A kalon nga Kukësi titulli kampion?

Nuk e mendoj kështu. Ne shikojmë vetëm punën tonë. Duam fitore ndaj gjithkujt. Për Kukësin të gjitha ndeshjet janë njëlloj.

Jeni i kënaqur për veten se si po shkojnë gjërat te Kukësi?

Po, jam shumë i kënaqur me ecurinë aktuale. Shpresoj që të vazhdoj kështu deri në fund të sezonit.