e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Duro i revoltuar: Na u mohuan tre 11-metërsha

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duro i revoltuar: Na u mohuan tre 11-metërsha

Ndoshta barazimi do të ishte rezultati më i drejtë në sfidën e djeshme ndaj Partizanit, edhe pse për trajnerin e Kukësit, Klodian Duro, fitorja qe i vetmi objektiv. "Ne ishim përgatitur për të marrë maksimumin nga ky takim dhe të vjen keq që shkon në këtë mënyrë.duro Partizani në të vetmin rast që pati, na goditi dhe aq më tepër që ishte nga një goditje standarde, ku ne nuk reaguam si duhet. Për atë që u dha në fushën e lojës mendoj se nuk e meritonim humbjen", ka thënë tekniku për mediat pas takimit.

Më pas, ai ka kontestuar edhe gjykimin që, sipas tij, ka ndikuar në rezultat. "Nuk më pëlqen të përsëris veten, pasi kemi folur shumë për arbitrimin në këto javë, por mendoj se secili mund të gjykojë vetë. Nga pankina pashë qartë se në tre raste që kishim në zonën e Partizanit na u mohuan tre penallti.

Nga java tjetër do ta përgatis ekipin që të mos përballet vetëm me ekipin kundërshtar, pasi po luajmë me forca jo të barabarta", ka vazhduar tekniku. Kjo nuk është hera e parë që te skuadra e Kukësit kanë pretendime për gjykimin, madje verilindorët kanë shpallur më përpara gjyqtarin e ndeshjes së sotme, Pashajin, "non-grata".

Europa - Pas humbjes së djeshme, kuksianët i kanë ndërlikuar pozitat e tyre në klasifikim, pasi janë gjashtë pikë larg vendit të tretë. "Ne do të luftojmë në të dy frontet. Ka shumë ndeshje dhe Europën nuk e shohim vetëm përmes Kupës, por edhe nëpërmjet kampionatit, ku duhet të jemi në vendin e tretë.

Mendoj se Kukësi për atë që po tregon në fushën e lojës do ta thotë fjalën e vet", ka vazhduar trajneri prononcimin për mediat. Ndërsa në mendimin e tij për skuadrën që fiton titullin kampion në këtë sezon futbollistik, Duro sheh Skënderbeun si favorit. "Ne do të përballemi me çdolloj kundërshtari, pasi kemi cilësi të mira. Mirëpo, Skënderbeu është një hap përpara në garën për titull", ka përfunduar trajneri i Kukësit.