Partizani-Kukësi, notat e lojtarëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alban Hoxha 6.5 - Një siguri e madhe për këtë Partizan. Edhe në rastet kur mbrojtësit përpara tij nuk arrinin të vendoseshin mirë, duke u lënë hapësira sulmuesve kundërshtarë, arriti të neutralizonte gjithçka. Garanci dhe për më tepër frymëmarrje në minuta ankthi, duke bërë dalje të sigurta pas goditjeve standarde të Kukësit.
Arbnor Fejzullahu 5.5 - Nuk është ai i pjesës së parë të sezonit. E merr krahun gjithnjë e më pak dhe çuditërisht vuan fizikisht. Megjithatë, ndaj Kukësit bën mirë për skuadrën në fazën mbrojtëse, duke eklipsuar në njëfarë mënyre Hasanin.
Sodiq Atanda 7 - Përjashto minutat e para, ku u duk disi i paorientuar mirë, nigeriani shkëlqeu. Ishte fitues thuajse i të gjitha dueleve një për një. Siguri e madhe në mbrojtje dhe saktësi në pasime. Ndeshje pas ndeshjeje po justifikon vendin e titullarit, për më tepër që ka lënë në stol një prej liderëve të mbrojtjes së dy fazave të para: Bicin.
Gëzim Krasniqi 6 - Shumë pozicional dhe këtë herë më shumë guximtar kur ka topin në këmbë. Tenton të ndihmojë skuadrën edhe në fazën sulmuese, pasi bën mirë markimin e Eminit. I jep siguri ekipit, veçanërisht në luftën në ajër.
Renaldo Kalari 5.5 - Vuan shumë me kroatin Dvornekoviç, madje rrezikon të ndëshkojë skuadrën me shkaktimin e një penalltie. Gaboi disa herë në pasime, por gjithsesi me eksperiencën që ka, u rrit në pjesën e dytë dhe atëherë kur i duhej më shumë skuadrës, tregoi vlera.
Filipe Gomez 6 - Nuk është ende lojtari që Partizani pret të bëjë diferencën. Në pjesën e parë vuajti presionin asfiksues të Kukësit në mesfushë. Pas një 45-minutëshi të parë për t'u harruar, gradualisht mori veten dhe arriti të shpërndante lojën me pasimet e tij të sakta.
Idriz Batha 6 - Bën një pjesë të parë për t'u harruar. Lufton shumë, shkatërron pa fund, por kur i duhet të ndërtojë, gabon disa herë në pasime. Në pjesën e dytë ngre nivelin e lojës dhe e ndihmon skuadrën.
Lorenc Trashi 5 - Një ndeshje për t'u harruar e mesfushorit, i cili dje duhet që të bënte Mazrekajn, i pozicionuar në krahun e majtë. Nuk përshtatet aspak dhe duket se si mesfushor i brendshëm arrin të japë më të mirën. Zëvendësohet që në fillimin e pjesës së dytë.
Agustin Torasa 7 - Më i miri në fushë për Partizanin. Sa herë që prek topin, bëhet i frikshëm me lëvizjet drejt zonës. Të kuqtë duket se kanë fituar lojtarin që u duhej për të qenë të frikshëm në sulm.
Stevan Raçiç 6 - Nga një qendërsulmues si ai pritet më shumë. Dje në dyshen me Sukajn i mungoi befasia. I lexueshëm sa herë që e prekte topin, por vuajti shumë edhe markimin e Shametit dhe Malotës.
Xhevahir Sukaj 7 - I dha fitoren Partizanit, por shpërdoroi së paku edhe dy gola të tjerë. Ishte në vendin dhe kohën e duhur te goli, duke i shpëtuar mbulimit të Hallaçit. Mbetet garancia e të kuqve për golat.
Emiljano Vila 6.5 - E nis nga stoli dhe aktivizohet gjithë pjesën e dytë. Bën diferencën, duke i dhënë një impuls më shumë skuadrës në aspektin sulmues. Vrapon shumë dhe rrezikon shumë me depërtimet nga krahu i djathtë.
Labinot Ibrahimi - Aktivizohet në minutën e 77-të dhe bën në mënyrën më të mirë atë që i kërkon trajneri. I vlefshëm për të kuqtë.
Jurgen Bardhi - Futet në fushë në minutën e 70-të dhe gjëja më e mirë që bën, vonon lojën. Tregohet individualist dhe gabon në pasime.
KUKËSI
Ervis Koçi 6 - Nuk mund të fajësohet te goli. Bën mirë në pjesën tjetër të ndeshjes, më të lehtë ia bëjnë sulmuesit e Partizanit.
Rrahman Hallaçi 5 - Heqja e shiritit të kapitenit dhe ulja në stol për disa ndeshje duket se e ka goditur psikologjikisht. Gaboi në momentin e golit, duke e markuar keq sulmuesin Sukaj.
Renato Malota 6 - Fiton shumë duele me sulmuesit e kuq dhe arrin që të koordinohet mirë me Shametin në pjesën më të madhe të lojës.
Ylli Shameti 6 - Bën një ndeshje të shkëlqyer deri në momentin e pësimit të golit. Bllokon totalisht Raçiçin, por e lë skuadrën me 10 lojtarë në fund të lojës.
Gledi Mici 6 - E ka të vështirë me argjentinasin Torasa, por gjithsesi reziston. Një ndeshje për t'u harruar vetëm në aspektin ofensiv, teksa në ndryshim nga takimet e kaluara, e ndihmon pak skuadrën.
Besar Musolli 6.5 - Vrapon pa fund dhe arrin që të eklipsojë mesfushorët e qendrës së Partizanit në pjesën e parë. Kosovari i jepte frymëmarrje skuadrës duke e qarkulluar topin.
Zhan Karioka 5.5 - Nuk mjafton vetëm teknika, braziliani duhet që të rritet fizikisht. I jepet mundësia për të shënuar, por gabon. Gjithsesi, një ndeshje e mirë për të, duke e krahasuar me të kaluarat. Emanuel
Birungueta 5.5 - Lufton shumë, por i mungon fantazia për t'i dhënë skuadrës një impuls më tepër në fazën sulmuese. Zhvillon një pjesë të parë për t'u admiruar.
Matija Dvornekoviç 6 - Një nga më të mirët për Kukësin dhe rreziku numër një i Partizanit. I mungoi vetëm goli, ndërsa iu mohua një penallti, kur Kalari i ndërhyri në mënyrë të gabuar.
Edon Hasani 5 - Mesfushori shkodran ishte vendosur dje në krahun e majtë, duke bërë në njëfarë mënyre rolin e një sulmuesi të fshehur. Stonon dhe zëvendësohet në pjesën e dytë.
Izair Emini 6 - Mban gjallë sulmin dhe sa herë prek topin bëhet i frikshëm. Tenton portën në pjesën e parë, por nuk arrin të shënojë. Në të dytën bllokohet nga mbrojtësit e kuq.
Ansi Nika - Aktivizohet në minutën e 60-të, për t'i dhënë freski skuadrës në fazën ofensive, por e ka shumë të vështirë të bëjë diferencën.
Mateus Lima - I rikthyer pas tre muajsh, sulmuesi brazilian dukej qartë se i duhet kohë për të kapur formën. U fut në fushë në minutën e 73-të, por për asnjë moment nuk rrezikoi.
Nertil Ferraj - Duro e aktivizon në minutën e 69-të, për të shfrytëzuar krosimet e tij drejt zonës. Megjithatë, mesfushori Orientimi dysh i stafit të kuq Tribuna VIP e përfshirë nga ankthi i minutave të fundit nuk arrin ta bëjë këtë