Duka vlerëson Memushajn
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka vlerësuar mesfushorin e Kombëtares, Ledian Memushaj, gjatë një takimi që ka pasur dje në Peskara.
I intervistuar nga gazetarët e së përditshmes italiane "Centro", kreu i institucionit të futbollit shqiptar, ndër të tjera ka thënë:
"Njoha drejtues të klubit të Peskarës dhe jam këtu për të përshëndetur mesfushorin Memushaj, një nga shtyllat e ekipit tonë kombëtar. Ëndrra jonë është të bëjmë një Europian të madh në Francë".