Dridhet Kombetarja merr nje lajm te keq para ndeshjes me Armenine

Dridhet Kombetarja, merr nje lajm te keq para ndeshjes me Armenine

Gianni De Biassi, selektori i Shqipërisë, ka marr një lajm të keq para ndeshjes me Armeninë, e cila do të luhet të dielën në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016 . Mbrojtësi i Kolnit, Mërgim Mavraj ka pësuar një lëndim, ndërsa në stërvitje mori pjesë si spektator.

29 vjeçari ndjeu probleme në seancën e paradites, shqetësime që u dukën të papërfillshme në momentin e parë. Një përgjigje për gjendjen e Mavraj, stafi mjekësor do ta japë në orët e ardhshme kur mbrojtësi t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar. Kurse, stërvitje të diferencuara ka bërë edhe mbrojtësi i Tiranës Debatik Curri, shpresat e të cilit për t’u rikuperuar janë në ngritje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama