Tifozet armene do djegin flamurin shqiptar ne Elbasan pas jane serbet

Tifozet armene do djegin flamurin shqiptar ne Elbasan, pas jane serbet

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Europian mes Shqipërisë dhe Armenisë rrezikon të përfshihet nga incidente që mund të shkaktohen nga tifozët armenë.

Lajmin e bën të ditur Ismail Morina-Ballisti, i njohur për ngritjen e flamurit shqiptar në ndeshjen Serbi – Shqipëri vitin e shkuar. Ai shkruan në faqen e tij në “Facebook” se ka informacion se tifozët armenë do të djegin flamurin shqiptar në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes me kuqezinjtë.

“Përshëndetje patriotë, nga burime të pakonfirmuara përflitet për një destabilizim të mundshëm të ndeshjes (deri në djegie të flamurit shqiptar në sektorin armen) nga tifozët armenë, të financuar direkt nga qarqet serbe”, shkruan Morina. Më tej ai thotë se kjo lidhet me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv më 17 prill, për ta paraqitur Shqipërinë si një vend problematik në arenën ndërkombëtare.

“Qëllimi i eskalimit të situatës ndërlidhet kryekëput me vendimin e arbitrazhit me datë 17 prill dhe në paraqitjen e shqiptarëve si komb problematik në arenën ndërkombëtare, ndaj u bëj thirrje për vetëpërmbajtje deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit të ndeshjes. Me respekt Ballisit”, përfundon ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama