Dani Alvesh dhe ish-portieri Pinto kanë publikuar këngën e tyre të parë. Mbrojtësi brazilian i Barcelonës dhe ish-portieri Pinto kanë realizuar këngën “Eres special- Je i veçantë”. Pinto pasi vari këpucët në gozhdë verën e shkuar i është futur muzikës. Por duket se në këtë rrugë po tërheq edhe kolegun e tij Dani Alvesh.