e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dorehiqet Presidenti i Bylisit. Besnik Kapllanaj: Nuk e dija se po kerkohesha nga policia, do te vetedorezohem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dorehiqet Presidenti i Bylisit. Besnik Kapllanaj: Nuk e dija se po kerkohesha nga policia, do te vetedorezohem

Pak ditë pas incidentit në fushën e gjerbër të Ballshit, ku presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, dhunoi shefin e Sektorit të Garave të FSHF-së, Besnik Çela. Mësohet se Kapllanaj sot ka dhënë dorëheqjen nga klubi dhe ka deklaruar se do të paraqitet të polici.

“Do të vetëdorëzohem në polici. Nuk e dija që isha në kërkim për ngjarjen e së shtunës. Jap dorëheqjen pasi e shikoj se ka shumë padrejtësi”, ka deklaruar Kapllanaj për mediat.

Ai akuzohet se ka goditur me mjete të forta në kokë të dërguarin e FSHF-së, Besnik Çela. Procedimi penal ndaj tij ka filluar për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në përfundim të ndeshjes Bylis-Laçi.