Kosova, gati ndertimin e nje stadiumi modern
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndërtimin e një stadiumi kombëtar sipas standardeve botërore. Ky stadium, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, do të ketë kapacitet nga 25 deri në 30 mijë vende.
Ai ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi dhe ministri i Financave, Besim Beqaj, që menjëherë të merren me procedurat dhe të shpallet një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e këtij stadiumi, raporton Telegraf.
“Ftoj ministrin e Kulturës, z. Memli Krasniqi dhe ministrin e Financave, Besim Beqaj, që të nisin menjëherë procedurat, që në kornizën afat mesme të shpenzimeve të përfshihet projekti për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe modernë në Kosovë , stadiumin kombëtar të Kosovës sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Stadiumi kombëtar i Kosovës do të ketë rreth 25 mijë apo 30 mijë vende dhe do të ndërtohet në Prishtinë. Ftoj dy ministrat që t`i fillojnë procedurat për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e këtij stadiumi. Ky stadium do të jetë si stadiumet më moderne në Evropë. Ky stadium do të jetë një arenë feste dhe garë e vërtetë dhe një krenari për të gjithë futbollistët dhe tifozët tanë”, ka thënë Thaçi.