Djaloshi i vogël kërkon fanellën Alban Mehës, ja çfarë bën ai
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në ndeshjen e djeshme mes Koniasporit dhe Sivasporit e cila u mbyll 2-1 për vendasit ka ndodhur një episod mjaft i këndshëm për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Alban Meha.
Një tifoz i vogël i ka kërkuar fanelën futbollistit shqiptar, por këtë e ka bërë duke shkruajtur një pankartë në gjuhën shqipe i ndihmuar nga google translate. Në fundin e ndeshjes, Meha ia ka plotësuar dëshirën djaloshit duke i dhuruar fanelën. 