Dinamo pa Muçën në transfertë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja e fundit ndaj Apolonisë ka vështirësuar shumë pozitat e Dinamos në tabelën e klasifikimit.
Për këtë arsye, blutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në përballjen me Turbinën, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.
Në këtë sfidë, stafi teknik i kryeqytetasve nuk do të ketë të gatshëm Erxhan Muçën, i cili është një prej lojtarëve bazë të formacionit. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë javën e shkuar duke plotësuar numrin e lojtarëve të pezulluar.
Trajneri Allmuça duhet të gjejë zëvendësuesin e lojtarit në stolin e rezervave. Drejtuesit nga ana e tyre nuk tolerojnë më dhe pritet t'i kërkojnë skuadrës trepikëshin me çdo kusht.
Pritet që në ditët në vijim të ketë edhe një analizë mes administratorit Saliaj dhe futbollistëve, për gjendjen ku ndodhet ekipit. Ndërkohë lojtarët kanë nisur dje përgatitjet pas një dite pushim që i ishte akorduar nga stafi teknik.
Përgatiti: Skerdilaid Sulozeqi