e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja statistikat, Luftëtari mbreti i penalltive

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja statistikat, Luftëtari mbreti i penalltive

Në një kampionat, çdo skuadër ka nevojë për "një dorë". Luftetari11-metërshi është një prej momenteve të lojës që mund ta ndihmojë shumë një ekip për të arritur fitoren.

Madje, penalltia në shumë raste është shpëtimi i vetëm për skuadrat, edhe në ato sfida ku i kanë të vështira për t'i zgjidhur. Sigurisht, pa paragjykime, pasi penalltitë janë pjesë e lojës, gazeta ka bërë një vëzhgim të situatës së 11-metërshave të dy ekipeve që janë renditur të parat në çdo grup deri tani.

Gara ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe çdo moment mund të bëjë diferencën. Luftëtari-Apolonia "Mbreti" i penalltive deri tani në këtë sezon. Bluzinjtë kanë fituar gjashtë 11-metërsha në 17 javë. Katër prej tyre i kanë realizuar. Në katër raste, goditjet nga pika e bardhë kanë rezultuar shpëtimtare për bluzinjtë. Gjithçka nisi me sfidën ndaj Turbinës ku bluzinjtë realizuan golin e 3-të me penallti nga katër që shënuan në atë sfidë. Më pas ishte Mikel Canka që humbi një penallti ndaj Sopotit.

Kulmi arriti në tri ndeshjet e fundit ku shtatë pikët e grumbulluara janë falë penalltive.

Ndërsa, në sfidën ndaj Elbasanit, bluzinjve iu deshën dy 11-metërsha për të siguruar vetëm... një pikë. Apolonia ka përfituar vetëm një penallti deri tani. Në sfidën ndaj Shkumbinit, ku fierakët kanë fituar 4-0, golin e parë e kanë shënuar nga pika e bardhë.

Korabi-Kastrioti

Nëse në përballjen e Grupit B kishte shumë diferenca, "lufta" mes Korabit të vendit të parë dhe Kastriotit të vendit të dytë është e barabartë për sa u përket penalltive. Të dyja ekipet kanë përfituar nga dy goditje 11-metërshi në 17 javët e luajtura deri tani. Por, diferenca është se për dibranët të dy penalltitë kanë rezultuar me vlera fitoreje, ndërsa Kastriotit vetëm njëra i ka shërbyer për të marrë një "X".

Korabi ka fituar dy ndeshje, në Burrel dhe së fundmi me Mamurrasin në Peshkopi falë pikës së bardhë. Ndërsa, krutanët kanë barazuar 1-1 me Adën në Velipojë dhe kanë shënuar edhe një penallti thjesht për statistikë në sfidën ndaj Kamzës ku kanë fituar 5-1. Golin e fundit e kanë shënuar me penallti.

Përgatiti: BESAR BOZGO