LSI kundër kryebashkiakut Veliaj, të ndihmohet Tirana
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Erion Veliaj i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Koha për tu zgjuar" në News 24 ka folur dhe për situatën e klubit të Tiranës.
Më pas ai ka ironizuar edhe merkaton e bardhebluve, ku është ndalur te braziliani Almeida i cili ishte një futbollist që kushtonte shtrenjt, por ndërkohë nuk la asnjë gjurmë për sa kohë qëndroi te kryeqytetasit.
Kur dëgjoj fjalë si: 'Na duhen 130 mijë euro për një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta në Shqipëri', sigurisht që paratë e taksapaguesve të Tiranës, unë nuk i administroj shkel e shko.
130 mijë euro për 7 minuta, besoj as Ronaldo nuk kërkon! Ajo që kam kërkuar e premtuar si kryetar Bashkie është të ndihmojmë të gjitha ekipet", tha Veliaj në fund të fjalës së tij".
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i LSI-së ku përmes një shkrese anëtarët e LSI-së në këshillin Bashkiak të Tiranës i kërkojnë kreut të këshillit që të ndihmojnë klubin bardheblu për të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet.
"Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare.
Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar.
Kërkojmë nga ana e Bashkisë të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton", thuhet në letrën e këshilltarëve të LSIsë.