e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dinamo afirmon talente, Murataj vulosi triumfin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dinamo afirmon talente, Murataj vulosi triumfin

Dinamo fitoi bindshëm ndaj Elbasanit dhe tashmë ndodhet në vendin e 7-të të grupit B.

DinamoNë këtë takim kanë shkëlqyer lojtarët e rinj të bluve, Kolgega dhe Murataj. Ky i fundit, vetëm 20 vjeç, vulosi triumfin ndaj verdhebluve. Në një bisedë për "Panorama Sport" tregon emocionet e golit të shënuar dhe objektivat personalë.

"Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim me patjetër dhe fatmirësisht ia dolëm. Renditja nuk na lejonte që të bënim hapa falsë, kështu që e gjithë skuadra ishte e vetëdijshme për këtë fakt. Jam i kënaqur me golin, për të cilin pata shumë emocione. I falënderoj shokët e skuadrës, pasi për meritë të tyre unë shënova. Kam dëshirë që të punoj sa më shumë dhe ta ndihmoj skuadrën në të ardhmen. Pas kësaj fitoreje duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, për të vazhduar serinë pozitive.

Për sa i përket të ardhmes time personale, jam me fat që jam pjesë e një klubi të madh si Dinamo dhe për këtë falënderoj drejtuesit dhe trajnerin Allmuça që besuan tek unë. Jam i bindur që Dinamo do ta marrë veten shumë shpejt dhe do hedhë hapa të mëdhenj drejt vendeve të para në renditje. Rivalët nuk kanë shumë diferencë ndaj nesh", deklaroi sulmuesi Valentino Murataj.

Përgatiti: S.Sulozeqi