Dështimi i Flamurtarit prej lojtarëve, si përgjigjen trajnerit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Saimir Haxhiu është i mendimit se ky Flamurtar po largon tifozët nga stadiumi. Për ish-anëtarin e bordit dhe aktualisht këshilltarin e Këshillit Bashkiak, futbollistët nuk po i përgjigjen trajnerit.
Në një prononcim për "Panorama Sport", ai beson se rënien nga kategoria nuk do ta diskutojnë, por ama evidenton një sërë problematikash.
"Ky Flamurtar është ndërtuar në fillim të fazës së dytë për të kaluar krizën e rënies nga kategoria dhe të shkonte sa më larg në Kupën e Shqipërisë. Me blerje milionere, të pazakonta në kampionatin shqiptar, një skuadër e mirëtrajtuar në të gjitha aspektet. Kanë luksin e madh që të jep presidenca duke mos qenë nën presionin e rezultatit.
Por këtë e kanë kuptuar keq lojtarët dhe stafi, duke i marrë lehtë gjërat. Unë e njoh ambientin vlonjat të futbollit. Në Vlorë je gjithë kohës nën trysninë e emrit të madh Flamurtar. Këtë nuk e kanë kuptuar futbollistët dhe si pasojë dështon gjithë puna që bëhet. Aq sa kanë filluar të mos i përgjigjen më edhe trajnerit. Kjo skuadër, unë e kam theksuar, nuk bie nga kategoria.
Duke parë gjendjen në të cilën janë edhe skuadrat e tjera, personalisht besoja dhe vazhdoj të besoj në kapërcimin e Laçit. Por ajo që më shqetëson është se kjo skuadër nuk mundi asnjëherë të sjellë sportdashës në stadium.
Flamurtari kishte të gjitha arsyet të sillte spektakël me rezultate për këtë pjesë të sezonit, por këta futbollistë nuk justifikojnë as lekët për energjinë elektrike që klubi shpenzon për ndeshjet nën dritën e projektorëve.
Kemi të bëjmë me një skuadër qindra mijëra eurosh që nuk mbledh dot as 2-3 milionë lekë të vjetër nga shitja e biletave. Unë personalisht do ta kërkoja më shumë prezencën e Sinan Idrizit në Vlorë me gjithë impenjimet që ka, sepse nuk shoh njeri tjetër me autoritet të njëjtë në klub të imponojë përgjegjë- si", shprehet Haxhiu. Transferta Ish-anëtari i bordit analizon edhe ndeshjen me Tiranën që luhet në mesjavë. Sipas tij, kjo ndeshje është shumë delikate.
"Ndeshja me Tiranën është shumë delikate në aspektin psikologjik. Në kryeqytet u kualifikuam dhe lojtarët duhet të kuptojnë që kampionati ka fizionomi tjetër nga Kupa e Shqipërisë. Është vendimtare për të dyja skuadrat. Përveç impenjim dhe përgjegjësi, Flamurtari nuk ka nevojë për gjëra të mëdha nga ana tekniko-taktike, sepse ka kontingjentin për të fituar", shton ai.
E ardhmja Për Saimir Haxhiun, e ardhmja e klubit është privatizimi. Haxhiu thotë se si anëtar i Këshillit Bashkiak, mbështet çdo ofertë për menaxhimin e klubit, me garanci reciproke, ndërsa vlerë- son presidencën e kompanive turke. "Si anëtar i Këshillit Bashkiak, e kam thënë edhe herë tjetër që nëse ka një ofertë për menaxhim të klubit nga shoqëri siç janë edhe kompanitë turke nuk do refuzohen me garancitë reciproke.
Privatizimi i Flamurtarit është proces vendimtar në ecurinë e skuadrës. Në dijeninë time është një proces që e menaxhon Ministria e Ekonomisë me ratifikim në Këshillin e Bashkisë. Ajo që dua të theksoj është se në zbatim të ligjit ka vullnet nga ana e bashkisë dhe Këshillit Bashkiak që Flamurtari të mos vazhdojë të lëngojë.
Personalisht jam që kompanitë turke të vazhdojnë ta drejtojnë klubin, por do shihnim çdo alternativë që do paraqitej për të mirën e Flamurtarit. Dua të them një gjë. Në këto situata të vështira financiare, duhet të vlerësojmë çdo investim të bërë deri tani. Përvojën e kishin të pakët, por vizionin të madh", përfundon Haxhiu.