e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi vlerësohet me çminin Pankina e Artë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi vlerësohet me çminin Pankina e Artë

Jehona e kualifikimit të kuqezinjve në Europian vazhdon ende. Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi është nderuar sot me çminin "Pankina e Artë".de biazi Një çmim i akorduar nga Shoqata e Trajnerëve në Itali, me president Renco Ulivierin. De Biazi ka marrë një çmim special të cilin e kanë fituar më parë vetëm Marçelo Lipi, Xhovani Trapatoni dhe Fabio Kapelo.

Çmimi
"Pankina e Artë" është një çmim që akordohet për trajnerët në Serinë A, për ata në Serinë B, në Lega Pro dhe një çmim shkon për trajnerin/en në futbollin e femrave.

Gjithashtu, në këtë ceremoni ka edhe vlerësim për trajnerë italianë në veprimtarinë e tyre. Për çmimin e "Pankinës së Artë" në Serinë A ka edhe një vend të dytë, përveç fituesit.

Sipas procedurave, për këto çmime do të votojnë trajnerët italianë që janë pjesë e shoqatës së trajnerëve.