De Biazi nuk do të ketë në dispozicion ndaj Luksemburgut mbrojtësin më të mirë të krahut, Elseid Hysajn.22-vjeçari ka lënduar kyçin e këmbës në miqësoren e zhvilluar dy ditë më parë ndaj Austrisë. Shkodrani do të udhëtojë drejt Napolit aty ku do të marrë kujdesin nga stafi mjekësor i klubit të tij.