e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Del Bosque: Do te presim deri ne minuten e fundit per Costan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Del Bosque: Do te presim deri ne minuten e fundit per Costan

Tranjeri i Spanjës Vicente del Bosque ka deklaruar se do të presë deri në minutën e fundit, përpara se të marrë vendimin nëse do të përfshijë apo jo në listën e skuadrës që do të udhëtojë në Brazil, Diego Costan. Sulmuesi i Atletico Madrid vuan një dëmtim në kofshën e tij, duke u aktivizuar vetëm 9 minuta në finalen e Champions League. “Nuk dimë më shumë për Diego Costan se sa ajo që është shkruajtur në raportin mjeksor. Ai ka pasur një dëmtim muscular dhe ne po monitorojm rekuperimin e tij. Do të presim deri në minutën e fundit përpara së marrim vendimin tonë.”  “Kam thënë se do të më pëlqente që të gjithë lojtarët të jenë në kushte të mira deri në 2 qershor, por kjo nuk do të thotë që unë nuk mund të bëjë një përjashtim. Do të presim deri në fund për të prezantuar listën me 23 lojtar dhe nuk do të nxitohemi. Shpresoj që ai t’ia dali, por ne kemi alternativa të mira.”