e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Debutim perfekt, Hasan: Besëlidhja nuk njeh rivalë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Debutim perfekt, Hasan: Besëlidhja nuk njeh rivalë

Besëlidhja u grum bullua dje nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj për të zhvilluar analizën e zakonshme ku mori pjesë edhe presidenti Gjok Noka, një ritual i zakonshëm ky.

Ertan HasanAnaliza ishte pa tensione, pasi skuadra kishte marrë një fitore të thellë dhe të pastër, por trajneri Samuel Nikaj nuk i kurseu kritikat e tij në ato pozicione ku u vërejtën mangësi. Në ndeshjen e së shtunës ndaj Kamzës, serinë e golave e hapi sulmuesi shkupjan Ertan Hasan, i ardhur në ekip gjatë merkatos së janarit.

Hasan

Në një prononcim për "Panorama Sport", shqiptari i Maqedonisë shprehet: "Nuk është e rastësishme ardhja ime te Besëlidhja, por një dëshirë që m'u plotësua, pasi kisha dëgjuar shumë për këtë skuadër. Mendoj se jemi më të mirët e grupit.

Sapo mbërrita në Lezhë, nuk u zhgënjeva, por përkundrazi gjeta kushte dhe atmosferë. Edhe pse gjysmën e dytë të sezonit nuk e nisëm ashtu siç ishin mundësitë, pasi kushtet e terrenit në Mamurras ishin mjaft të rënda, rikuperuam të shtunën e kaluar. Besëlidhja iu rikthye lojës së saj tradicionale me goleadë dhe spektakël duke argëtuar edhe tifozerinë që po na ndjek në çdo takim.

Ndeshja ndaj Kamzës ishte mjaft e fortë dhe korrekte, pasi kishim përballë një ekip që luan futboll kolektiv. Shënimi i golit nga ana ime ishte një obligim për skuadrën. Një debutim perfekt për mua me këtë fanellë. Zhbllokimi i rezultatit e qetësoi skuadrën. Golin ia dedikoj familjes time, kolegëve, shoqërisë dhe mbi të gjitha tifozerisë lezhjane, pasi janë me të vërtetë të mrekullueshëm dhe që po na ndihmojnë shumë", përfundon Hasan.

Përgatiti: PRENG GJIKOLA