De Biazi vlerësohet me titullin Nderi i Kombit në Futboll
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në Asamblenë e përgjithshme të zhvilluar ditën e sotme në "Hotel Tirana", FSHF ka ndarë çmimet dhe titujt e akorduar për vitin 2015-ë.
Refik Resmja dhe Xhani de Biazi kanë marrë titullin "Nderi i Kombit në Futboll".
Trajneri italian i kuqezinjve është vlerësuar pas suksesit me Kombëtaren Shqiptare në fazën eliminatore për "Euro 2016", ku arriti të sigurojë "biletën" për në Francë.