FSHF ndan çmimet dhe titujt për 2015-ën, Lilaj shpallet më i miri
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në Asamblenë e përgjithshme të zakonshme të zhvilluar sot, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndarë çmimet dhe titujt e akorduar për Vitin 2015 ndaj sportistëve të mirënjohur shqiptar.
Ku mes tyre është vlerësuar dhe mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj.
Futbollisti Korçar është vlerësuar me çmimin "Lojtari më i mirë i vitit 2015" për paraqitjen e tij pozitive me fanellën e kampionëve.
Çmimet dhe titujt e akorduar
Çmimet
Sabjen Lilaj - Lojtari më i mirë i vitit 2015
Titujt
Mikel Janku - Nderi i Futbollit Shqiptar
Sokol Kushta- Nderi i Futbollit Shqiptar
Shkëlqim Muça- Legjenda e Futbollit Shqiptar
Ylli Shehu- Legjenda e Futbollit Shqiptar
Andrea Marko- Titull Mirënjohjeje
Krenar Aliahmeti - Titull Mirënjohjeje