e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi se thirri në Kombëtare, reagon ashpër vëllai i Mehës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi se thirri në Kombëtare, reagon ashpër vëllai i Mehës

Pak kohë pas deklaratës së trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, se Alban Mehën nuk e ka ftuar në dy miqësoret e fund marsit për shkak se ai nuk është aktivizuar mjaftueshëm me kuqezinjtë, kanë reaguar edhe familjarët e futbollistit.

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

Në një reagim të publikuar nga vëllai i mesfushorit të Koniasporit në rrjetin social "Facebook", në profilin 'Feriz Blerina Meha', thuhet se arsyet e mos përfshirjes së Mehës në Kombëtare janë absurde dhe të turpshme.

Reagimi i plotë i Feriz Blerina Meha në "Facebook":

Pergjigjet e De Biasit jane absurde, nuk e ftoj se luajti ne eliminarore vetem 12minuta!! Nfakt ke ftuar futbollist qe skan luajtur asnje minutë, pastaj De Biasi nuk ikim ne francë per turistë, ikim per te perfaqsuar sa më mirë kombëtaren, dhe ky perfaqsim bëhet me futbollistët qe janë me në forme, ne listen tende ka futbollist që kan haruar ca është topi ka muaj që skan luajt, ka na ata qe luajn vetem per krishlindje dhe zënë vendin e atyre qe luajn dhe shënojn cdo javë!

De Biasi ne e dim qe edhe ty e din qe ajo arsyeja qe dhe eshte banale dhe e turpshme, ishte me mir ta tregosh te vertetën, gjisesij nuk habitem se mezi pret perfundimin e europianit, oferta pa fund per ty ...", thuhet në reagimin e vëllait të futbollistit.

Ndërkaq, paraditen e së hënës, trajner De Biazi deklaroi se: "Meha është një futbollist që gjithsej në eliminatore ka luajtur vetëm 13 minuta, ndaj besoj se është e qartë pse nuk e ftoj".

Untitled-3