Daja e la në stol, Smajli është i larguari i radhës nga Tirana
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dritan Smajli mund të konsiderohet si i larguari i dytë nga bardheblutë. Pas sulmuesit brazilian, Hugo Almeida, mbrojtësi lezhjan pritet të zgjidhë sot kontratën me klubin kryeqytetase.
Dje Smajli do të takohej me drejtuesit e klubit, por kjo nuk ka ndodhur. Burime të gazetës pranë klubit kanë bërë me dije se ky takim mund të jetë thjesht formal, ose më saktë tema e diskutimit do të jetë zgjidhja përfundimtare e kontratës.
Vendimi i trajnerit Daja për ta lënë në stol nuk u prit mirë nga futbollisti, që përfundoi më pas në tribunë në ndeshjen kundër Kukësit.
Paraditen e sotme, me shumë mundësi, do të zhvillohet edhe një takim mes lojtarit dhe presidentit Halili për të mbyllur marrëveshjen. Smajli ka qenë titullar në të tria fazat, por ndeshja në Shkodër bëri që Daja të humbte besimin te mbrojtësi.