Bamirësi Sukaj i paguan punëtorit vendosjen e dhëmbëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajram Ferra, punëtori që merret me bazën materiale dhe përgatitjet e fushës, ka gati tri dekada me Partizanin. Ai ka pritur e përcjellë breza të shumtë lojtarësh dhe trajnerësh, por vetë mbetet stoik, ndonëse është në moshën e tretë.
Xhevahir Sukaj njihet për kontributin e tij jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj ku në shumë raste ka ndihmuar persona në nevojë.
Rasti më i fundit i bamirësisë së sulmuesit shkodran të Partizanit lidhet pikërisht me punëtorin e Partizanit, Bajram Ferra. Mësohet se Sukaj i ka paguar Bajramit vendosjen e dhëmbëve të rinj.
Dje punëtori i fushës është parë shumë i gëzuar dhe këdo që takonte i tregonte për bamirësinë e Sukajt karshi tij. Ky rast tregon se Sukaj është kampion në fushë dhe jashtë saj.