e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi, njeriu i duhur post-Konte për Italinë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi, njeriu i duhur post-Konte për Italinë

Duket si një lojë, por nuk është. Kush do të jetë tra jneri i ri, post Antonio Konte (prej dy ditësh zyrtarisht trajner i Çelsit), pas Europianit? Kanë qarkulluar deri tani disa emra pa asnjë siguri.de-biazi

Kjo sepse siguria e vetme e plotë është lamtumira e Kontes, i cili është konfirmuar si njeriu i duhur në vendin e gabuar, siç kam të drejtë ta them që nga momenti që u prezantua si trajneri i kombëtares.

E drejtë, sepse askush nuk mund të vërë në diskutim aftësitë e tij, por në të njëjtën kohë e gabuar, sepse kush kërkon të trajnojë çdo ditë si ai, nuk mund të zgjedhë një ekip përfaqësues për sa kohë ai kërkon të shmangë sa më shumë shtyrjen e datave të ndeshjeve dhe për tipin energjik që ka, kërkon të trajnojë çdo ditë dhe të luajë rregullisht në një kampionat.

Ndryshe nga Lëv dhe Del Boske, dy kampionët e fundit të botës, të cilët janë të kënaqur me këtë ritëm. Nga ky konstatim duhet nisur për të zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares, duke përjashtuar të gjithë ata që kanë ambicien për të punuar çdo ditë.

Ja arsyeja se përse, duke vlerësuar shumë Maxarrin, gjithashtu duke rivlerësuar gjerësisht rezultatet e Mançinit, nuk mund të jenë ata njerëzit e duhur për t'u ulur në pankinën e Italisë.

Në mënyrë absolute, duke llogaritur eksperiencën e tij me ekipe dhe atë me ekipe përfaqësuese, askush më mirë se Donadoni do të përfaqë- sonte zgjidhjen ideale dhe jo më kot Tavekio e ka menduar atë si zgjedhje të parë.

Por, Donadoni duket të ketë zgjedhur projektin e ri të Bolonjës për të ardhmen e tij dhe nuk mund të fajësohet për atë "martesë" që ka bërë. Aventura e re interesante, në një ambient si kampionati anglez, përfundimisht ka pushtuar dëshirat e Ranierit dhe gjithashtu të afruarin e fundit në këtë ligë, Guidolin, që ka pranuar publikisht dëshirën qe tij për të qëndruar te Suonsi edhe në të ardhmen.

Për një arsye apo një tjetër, pasi Kapelo është tërhequr, Mançini, Montela, e Gasperini janë më shumë trajnerë sesa përzgjedhës për Kombëtaren. Hapësira e përzgjedhjes së trajnerit duket se është ngushtuar ndjeshëm.

Teorikisht, Ventura, me një karrierë të pasur me ekipe, ka moshën e duhur për "axurrët", por mungesa e eksperiencës ndërkombëtare është një handikap i madh për të si kandidaturë. Në këtë këndvështrim, Kanavaro i mund të gjithë kandidaturat sepse e njeh edhe periudhën e artë të Italisë, gjithashtu pëlqehet edhe nga sponsorët, me ose pa Lipin me një rol që duhet të përcaktohet.

Nëse kërkohet siguri, emri i duhur që duhet përzgjedhur është ai i Xhani De Biazit, i cili nuk do të kushtojë aq shumë sa Konte dhe ka moshën e duhur, pasi është 59 vjeç e mbi të gjitha një eksperiencë të madhe edhe me përfaqësuese, si trajner i Shqipërisë që është kualifikuar për në Europianin e ardhshëm me një histori mbresëlënëse.

Është e vërtetë që ka një kontratë deri në përfundim të kualifikueseve të radhës për në "Rusi 2018", por falë një akordi miqësor me presidentin Duka mund të lirohet menjëherë pas Europianit "Francë 2016", nëse i shkon telefonata e një Kombëtareje të rëndësishme. E kush do të ishte më e rëndë- sishme sesa vetë Italia për të?