e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Agostineli me dhimbje koke, Sukaj e Raçiç alarmojnë të kuqtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Agostineli me dhimbje koke, Sukaj e Raçiç alarmojnë të kuqtë

Prej dy ditësh Partiza ni po zhvillon për gatitjet për transfertën e Vlorës, por java nuk ka nisur mbarë. Dy sulmuesit kryesorë të skuadrës e kanë alarmuar disi kampin e kuq në prag të sfidës me Flamurtarin, pasi për momentin janë të dëmtuar.stevan racic Xhevahir Sukaj, gjatë përplasjes së minutës së 23-të me Shetën në takimin në Laç, ka marrë një hematomë në kofshë, kështu që shkodrani ka nisur një terapi riaftësuese jashtë fushave të kompleksit të Kamzës.

Ndërsa Stevan Raçiç ka qenë prezent në stërvitje në dy ditët e fundit, por sulmuesi është përgatitur i diferencuar nga grupi. Serbi ka pësuar një lëndim në tendinën e këmbës së djathtë dhe në dy ditët e fundit është mjaftuar vetëm me vrapime të lehta.

Prej kohësh kjo dyshe sulmuese nuk ka qenë në 100%-shin e duhur, pasi dëmtimet i kanë përndjekur nga ndeshja në ndeshje. Në disa sfida ata kanë arritur të rikuperohen në limite dhe kanë luajtur pa ngarkesën e duhur stërvitore.

E njëjta gjë pritet të përsëritet edhe për këtë javë, pasi Sukaj mendohet se do të jetë në fushë nga minuta e parë, gjithsesi, gjithçka do të vendoset nga trajneri Agostineli.

Edhe vetë trajneri italian e pohoi të dielën në "Rubrika Sportive" se dy sulmuesit s'e kanë pasur gjendjen e duhur në javët e fundit.

Në rast se kjo dyshe nuk do të ishte gati për të dielën, interesante do të ishte përzgjedhja që do të bënte trajneri Agostineli për vijën e sulmit ndaj Flamurtarit. Me gjasa zgjidhja do të gjendej mes Torasës, Vilës dhe Fazliut, pa harruar edhe Vatnikajn, që hapë- sirën e ka gjetur te Partizani B.