e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi: Shqiperine e dergoj ne Boteror

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi: Shqiperine e dergoj ne Boteror
Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Xhani De Biazi tha dje se do të tentonte një mrekulli duke dërguar skuadrën kuqezi në finalet e Botërorit 2014, në Brazil. Tekniku i bëri komente në një intervistë për sitin italian, tuttomercatoweb.com. De Biazi u shpreh se në karrierën e tij, Shqipëria ishte e ngjashme me klubin e Modenës, të cilën e mori nga Seria C dhe e dërgoi në Serinë A.

“Në futboll diferencat janë të vogla edhe pse është e vërtetë që ai që ka më shumë cilësi arrin të prevalojë. Në fazën kualifikuese të kampionatit botëror, Brazil 2014 ne nuk jemi favoritë, por kjo s’do të na pengojë që të tentojmë deri në fund për t′u kualifikuar”.