De Biazi: Salihi do shkoje ne Kine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hamdi Salihi është duke firmosur në Kinë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me një klub kinez dhe pritet që në të ardhmen të luajë aty. Këtë e ka konfirmuar trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani de Biazi, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” të gazetares Enkelejda Zeko në TVSH. Trajneri italian ka folur për disa nga çështjet më të nxehta, duke shpjeguar edhe zgjedhjet që ka bërë për listën.
Mister, ç’mendim keni për ndeshjen kundër Gjeorgjisë?
Kemi vendosur të bëjmë disa ndryshime. Do të provojmë lojtarë të rinj, por duke respektuar edhe harmoninë në grup. Unë mendoj se nuk mund të ketë rinovime të skuadrave, apo eksperimente me lojtarë totalisht të rinj, sepse po nuk pate një bazë lojtarësh me eksperiencë, është e vështirë që të fitosh.
Çfarë pengu keni nga ecuria e skuadrës deri tani?
Përveç humbjes me Islandën, për të cilën kam thënë se ishte një keqardhje e madhe, unë tani do të doja të riluaja ndeshjen me Zvicrën. Kemi bërë një progres të konsiderueshëm dhe mendoj se, nëse do të ndesheshim tani, gjërat do shkonin ndryshe.
Meqë përmendët Zvicrën, e dini se pak ditë më parë federata e këtij vendi na mori një talent si Mërgim Brahimi?
Po, e mora vesh për Brahimin dhe ndjej keqardhje. Nuk më duket një zgjedhje e mirë nga ana e tij, përkundrazi, mendoj se ka vepruar gabim. Gjithsesi, nuk dua ta komentoj zgjedhjen që ka bërë. Unë thjesht dua t’u them shqiptarëve që të luajnë për vendin e tyre dhe për fanellën e vendit të tyre.
Po për Kaçen a ka pasur zhvillime të reja?
Deri tani jo. Megjithëse duhet të kuptojmë se rasti i Ergys Kaçes, i cili luan te PAOK-u, është ndryshe. Ai ka kërkuar kohë, sepse kërkon të pajiset me pasaportë greke që të mos konsiderohet më në Europë si një futbollist ekstrakomunitar.
Si ju duket rregulli i miratuar së fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, për t’iu dhënë lojtarëve vetëm një shans?
Mendoj se është i drejtë. Kush nuk e ndjen që të luajë me Shqipërinë, është e kotë që t’i lutesh dhe ta bësh të vijë kundër vullnetit.
Ju thoni se ky rregull është i drejtë. Por, nëse i referohemi rastit Kabashi, i cili ka refuzuar ftesën e Kombëtares U-21 sepse dëshiron që të luajë me Kombëtaren e madhe. Me këtë logjike i bie që ai të mos ketë më asnjë shans apo jo…?
Shikoni, mendoj se duhen vendosur disa rregulla, por duhet të jemi gjithashtu edhe disi elastikë. Rregullat varet si interpretohen. Nuk duhet të harrojmë se në disa raste kemi të bëjmë me futbollistë të papjekur prej moshës së vogël, apo për futbollistë, të cilët shpesh ndikohen nga familjet apo menaxherët e tyre dhe u duket vetja si Maradona që në moshë të vogël. Duhet të jemi edhe pak elastikë…
Pra ju thoni se Kabashit nuk duhet t’i priten shanset?
Unë them se e vendos vetëm unë kush luan në Kombëtaren e madhe dhe kush thirret aty. Listën nuk e bëjnë lojtarët. Nga eksperienca ime si trajner mund t’ju them se futbollistët që “fluturojnë” shpejt, ende pa u pjekur, apo bëhen mendjemëdhenj, nuk ecin gjatë. Kjo vlen edhe për skuadrat. Pra futbollistët dhe skuadrat e përulura që kanë durim dhe punojnë fort, kanë gjithnjë më shumë shanse se ata që janë kapriçozë.
Sulmi duket si reparti më i populluar. A mendoni se jemi të kompletuar?
Nuk jemi edhe aq të kompletuar sa duket. Kemi lojtarë që kanë pasur probleme, duke filluar që nga Çani me Salihin, të cilët nuk kanë luajtur fare në fazën e parë. Tani situata është ndryshe, por të shohim. Fola me Salihin dhe më tha se do të shkonte në Kinë, pasi kishte gjetur akordin me një klub (me shumë gjasë Tijanzhin Teda). Do të jetë shumë larg, por gjithsesi do të jetë aktiv.
PËR DALLKUN
“Armendi kishte një problem në gju, pas një ndeshjeje miqësore që luajti të shtunën. Biseduam dhe tha se ishte gati që të vinte në Shqipëri për t’iu nënshtruar analizave, por ramë dakord që të mos e bënte këtë udhëtim. Dua të them se nuk ishte ndëshkim për deklaratën që u publikua në media, ku thoshte se nuk mund të udhëtonte me qindra kilometra për të luajtur vetëm 10 minuta. Unë mora vesh se ai e mohoi ta kishte thënë atë. Por, nëse një lojtar mendon vërtet kështu kur thirret nga Kombëtarja dhe ma thotë një gjë të tillë, atëherë sigurisht që do të marr masa”, – deklaroi De Biazi.
Për rinovimin
“Nuk mund të flas tani për rinovimin. Dua t’ju them se deri tani është bërë një punë e mirë, por duhet që të vazhdojmë më tej. Dëshira ime është që të vazhdojmë bashkëpunimin, edhe pse për këtë duhet parë ecuria që do të ketë skuadra deri në fund të këtij viti. Gjithsesi, mund t’ju them me bindje të plotë se unë apo kushdo tjetër që do ta drejtojë skuadrën edicionin e ardhshëm, do të ketë një skuadër solide, me shumë alternativa dhe me të ardhme, jo si ajo që gjeta unë”, – ka thënë trajneri.
Rrezikon edhe Meha
Mesfushori i Paderbornit, Alban Meha, rrezikon të mungojë në miqësoren që Shqipëria do të zhvillojë me Gjeorgjinë më 6 shkurt. Mësohet se gjatë ditëve të fundit lojtari është përshirë nga një gjendje gripale dhe nuk ka garanci nëse do të jetë i gatshëm për trajnerin Xhani De Biazi. Burime në FSHF tregojnë se Meha ka njoftuar për situatën që po kalon vetë trajnerin italian. Sot mund të ketë diçka konkrete për ardhjen ose jo të mesfushorit.