Baloteli, dopiete vendimtare ne debutimin me Milanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
As regjisori i famshëm Stiven Spilber nuk do të kishte qenë i zoti të krijonte të tilla skena apasionante, sepse në një lojë fataliste si futbolli rrallëherë ndodhin ndeshje dhe debutime kaq të bukura.
Ndoshta ishte edhe një shenjë e Zotit që të ndodhte kështu sepse gjatë nxehjes, teksa Abiati dhe Boateng kishin shfaqur probleme, ishte një dëmtim i Pacinit ai që i hapi rrugën debutimit të menjëhershëm të Mario Balotelit, djalit të destinuar për t’u bërë një kampion i madh për Italinë dhe mbi të gjitha për Milanin, që shpenzoi 20 milionë euro për të. Dhe kur themi të destinuar nuk gabojmë, duke qenë që askush nuk e priste një shpërthim të menjëhershëm, dopietë, tri pikë (aq sa tashmë është edhe diferenca nga Lacio e vendit të tretë) dhe parakalim ndaj Interit, ndonëse vetëm me golavarazh në renditje.
Mbrëmja e Mario Balotelit nuk mund të ishte më e bukur se kaq, sepse brenda 90 minutave pastroi nga “balta e kritikave” imazhin e tij dhe për më shumë dikush në Mançester, me përjashtim të trajnerit Roberto Mançini, ka kuptuar që ka bërë një “krim”, duke lënë të largohet një talent të tillë për vetëm 20 milionë euro. Dhe në fund, Baloteli i dhuron Milanit fitoren 2-1 kundër Udinezes, e cila përmbante brenda përrallën që çdo lojtar do të donte të përjetonte dhe magjinë e futbollit.