e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biasi publikon listen anti-Portugali: Rama jashte, debuton Shala

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biasi publikon listen anti-Portugali: Rama jashte, debuton Shala

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka zhvilluar sot në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, konferencën për shtyp në lidhje me fillimin e Eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016, njofton FSHF.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në grup kundër Portugalisë në Aveiro më 7 shtator. Trajneri i Shqipërisë, është shoqëruar në këtë konferencë për shtyp, nga menaxheri i skuadrës kombëtare Alban Bushi.

Duke e vlerësuar si mjaft të fortë grupin eliminator, De Biasi konfirmoi se objektivi parësor për skuadrën është kualifikimi i mundshëm në Europian por çdo gjë duhet parë hap pas hapi duke vlerësuar çdo ndeshje të veçantë. Sa i takon Portugalisë, trajneri kuqezi e vlerësoi atë si një skuadër shumë të mirë, e cila pas dështimit në Botëror, ka të gjithë dëshirën dhe grintën për tu ringjitur në nivelet më të larta të futbollit në kontinent. “Ne do të shkojmë atje për të luajtur shanset tona. E dimë mirë, se ata do të kërkojnë ta zgjidhin çështjen e rezultatit, sa më shpejt të jetë e mundur. Por ne, do të përpiqemi të mbyllim hapësirat dhe të godasim në befasi”- u shpreh ai, duke mos përjashtuar mundësinë, që Shqipëria të arrijë rezultat pozitiv në këtë ndeshje të vështirë.

Në listën me 24 lojtarë të përzgjedhur bie në sy mungesa e mesfushorit, Valdet Rama, i cili ka qënë një element i rëndësishëm për skuadrën tonë gjatë eleminatoreve të Botërorit. Rama nuk ka zhvilluar për një kohë të gjatë stërvitje për shkak se ka deri pak ditësh kishte mbetur pa skuadër. Megjithatë, marrëveshja e arritur një ditë më parë me Munchen 1860, mund ta rikthej Ramën në kombëtare në ndeshjen e radhës kundër Danimarkës.

Një emër i ri për kombëtaren është edhe ai i Herolind Shalës, i cili aktivizohet me skuadrën norvegjeze të Odd-it. Shala kishte deklaruar disa ditë më parë se mund të zgjidhte të luante me kombëtaren e Norvegjisë, nëse FSHF nuk do e kontaktonte.

Lista e plotë me 24 lojtarë:

1. Etrit Berisha

2. Orges Shehi

 

3. Ansi Agolli

4. Lorik Cana

5. Debatik Curri

6. Elseid Hysaj

7. Emir Lenjani

8. Andi Lila

9. Mergim Mavraj

 

10. Amir Abrashi

11. Ervin Bulku

12. Ergys Kace

13. Burim Kukeli

14. Taulant Xhaka

15. Emiljano Vila

16. Bekim Balaj

17. Sokol Cikalleshi

18. Shkelzen Gashi

19. Jahmir Hyka

 

20. Edmond Kapllani

21. Odise Roshi

22. Hamdi Salihi

23. Armando Vajushi

24. Herolind Shala