Alonso: Largimi nga Reali, momenti me i veshtire i jetes sime
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xabi Alonso është larguar i mërzitur nga Real Madridi. Ai ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë të ditur arsyet e transferimit te Bayern Munich. Ish anëtari i Liverpoolit ka bërë të ditur se vendimi për largim nga Santiago Bernabeuka qenë më i vështiri një jetën e tij, citon “Express”.
"Kam pasur pesë vite të mrekullueshme. Kjo është një ditë e trishtuar, sepse kam mbyllur një fazë të mrekullueshme që unë me të vërtetë jam i gëzuar. Tani dua të hapë një fazë të re dhe ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime. Kam qenë shumë i zhytur në mendime. Doja të siha i sinqertë me veten dhe me Real Madrid” .
“Më duhet të falënderoj shumë njerëz që më ndihmuan mua këtu. Dua ti falënderoj të tre trajnerët që kam pasur këtu, sepse unë kam mësuar shumë dhe më kanë dhënë shumë “, theksoi Alonso.
“Gjithashtu falënderoj kolegët e mi, sepse ne kemi vuajtur, qeshur dhe qarë, por ne kemi fituar shumë gjëra, duke përfshirë edhe trofeun e dhjetë në Ligën e Kampionëve’’.
Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me trajnerin e Bayern Munichut, Pep Guardiola, derisa ka bërë të ditur se asnjëherë nuk ka pasur probleme me të dhe pse ishin rival në La Liga.