e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions/Real Madrid dhe Liverpool do te luajne ne Shqiperi?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions/Real Madrid dhe Liverpool do te luajne ne Shqiperi?

Mund të duket si një ide e çmendur, por ja që ekziston mundësia që në Shqipëri të zhvillohen ndeshjet e Champions League. Skuadra e Ludogoretsit, arriti të siguronte një kualifikim historik në fazën e ndeshjeve në grupe të Champions League, por jo çdo gjë po shkon si duhet për bullgarët. Stadiumi ku skuadra luan nuk i plotëson kriteret e kërkuara nga UEFA dhe me shumë mundësi institucioni i futbollit europian nuk do ta lejojë Ludogoretsin ti luaj ndeshjet pritëse në shtëpi.

Menjëherë pas përfundimit të shortit, presidenti i kampionëve të Bullgarisë, Kiril Domushiev, ka deklaruar se nëse UEFA nuk i lejon zhvillimin e ndeshjeve në Sofie, atëherë klubi do të marrë në shqyrtim mundësinë për ti luajtur ndeshjet në Shqipëri. Domushiev nuk e bënë të qartë se cili stadium i Shqipërisë po merret në konsideratë, megjithatë i vetmi impant që do të plotësojë kriteret e kërkuara nga Uefa në vendin tonë do të jetë ai i Elbasanit. Por jo çdo gjë duket e lehtë, pasi Ludogoretsi do të luaj ndeshjen pritëse kundër Real Madridit më 1 tetor ndërsa stadiumi i Elbasanit pritet të inagurohet 3 ditë më pas më 4 tetor. Gjithësesi, nëse “Elbasan Arena” është gati në fillim të tetorit atëherë për tifozët shqiptarë do të ishte diçka e veçantë të shihnin nga afër dy skuadra të mëdha si Real Madrid dhe Liverpool.

Grupi A:

Real Madrid, Basel, Liverpool, Ludogoretsi.