Euro2016/ Ronaldo nuk do te luaj kunder Shqiperise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ylli i Portugalisë dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk do të luaj në ndeshjen e 7 shtatorit, kur kombëtarja e tij do të përballet me Shqipërinë. Lajmi është konfirmuar nga vetë tranjeri i skuadrës portugeze, Paolo Bento, i cili është shprehur se departamenti i mjekësor i Federatës Portugeze ka njoftuar se lojtari nuk është gjendje për të luajtur në ndeshjen e fazës kualifikuese edhe pse ai është aktivizuar me Realin këtë sezon.
Ky është lajmi më i mirë për tranjerin e kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, i cili shpesh herë ka deklaruar se shpresonte për një formë jo të mirë të Ronaldos në përballjen më Shqipërinë. Mesa duket dëshira e italianit u plotësua, tani të shohim se sa do ta ndihmojë mungesa e Ronaldos De Biasin për të përgatitur ndeshjen e parë të këtij Europiani.
Shqipëria do të luaj më 7 shtator në Aveiro ndeshjen e parë të fazes eleminatore të Euro 2016, kundër Portugalisë.