e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Daja në hall për sulmin, Fukui edhe dje i diferencuar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Daja në hall për sulmin, Fukui edhe dje i diferencuar

Masato Fukui edhe dje ka vijuar stërvitjen i diferencuar nga grupi. Dhimbjet janë ende prezente dhe japonezi e ka pasur të pamundur që të marrë ngarkesa në seancën e zhvilluar pasdite.partizani tirana 2-0 Megjithatë, në kampin bardheblu shpresojnë në një rikuperim të tij në kohë, megjithatë ditë vendimtare mbetet kjo e sotmja.

Nëse nuk ia del, ai do të jetë një tjetër mungesë e madhe për formacionin e Ilir Dajës, duke krijuar kështu një gropë të madhe në ofensivë, kur dihet që edhe Gilman Lika është i pezulluar prej kartonëve të verdhë.

I vetmi lajm që ngroh Tiranën është rikthimi i Elis Bakajt.

Konvertimi i gjobës në vlerë monetare i jep mundësinë golashënuesit më të mirë të kryeqytetasve që të jetë në fushë dhe në majën e sulmit. Sakaq, në listën e të padisponueshmëve janë edhe të dëmtuarit Muça, Bulku e Karan.