e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tronditet Nejmar, gjobitet 46 milionë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tronditet Nejmar, gjobitet 46 milionë

Nejmar nuk po gjen dot qetësi. Media braziliane ka bërë me dije se ai ka humbur një gjyq në vendlindje, i cili do t'i kushtojë plot 46 milionë euro. Bëhet fjalë për një dëm financiar të shkaktuar ndaj shtetit të Brazilit, prej evazionit fiskal.nejmar Prokurorët kanë arritur të vërtetojnë fshehjen e shumë të ardhurave të futbollistit, si në kohën kur luante me Santosin, ashtu edhe me Barcelonën. Madje, mes kontratave të padeklaruara, ka qenë edhe një me gjigantët e "NIKE"-s.

Futbollisti është detyruar të paguajë një shifër prej 46 milionë eurosh, ose në të kundërt mund të konvertohet edhe me heqje lirie. Gjithsesi, kjo gjobë e vendosur do apelohet, me shpresën se avokatët e yllit të ekipit kombëtar do arrijnë të marrin një dënim më të zbutur financiar. Por, nuk është vetëm futbollisti që rrezikon.

Babai gjithashtu është në gjykim, sepse ka qenë pjesë e marrëveshjeve ekonomike, në rolin e menaxherit. Mes hetimit të organeve kompetente, janë edhe disa prona, që dyshohet se janë blerë me paratë që Nejmari ka përfituar dhe nuk i ka deklaruar. Që kur u transferua te Barcelona, sulmuesi ka qenë në qendër të vëmendjes së këtyre problemeve. Madje, prej kontratave të padeklaruara, u largua edhe presidenti Sandro Rosell.