DERBI, SOT ORA 18:00/ Fillojnë provokimet e para nga tifozët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Derbi i kryeqytetit gjithnjë është etiketuar si vitrina e futbollit shqiptar, kryesisht për atmosferën që krijojnë të dyja tifozëritë në shkallët e stadiumit.
Incidentet dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur mes dy tifozërive i kanë detyruar drejtuesit e të dy klubeve që t'u bëjnë apel mbështetësve të tyre që të ruajnë qetësinë, duke treguar maturi e kulturë dhe derbi i kryeqytetit të shikohet si ditë feste.
Derbi i madh i kryeqytetit pritet që të tejmbushë stadiumin, kjo është pak, por e sigurt. Plot 5400 pritet që të jenë bardheblutë, të cilët do të akomodohen në sektorët A, D1 dhe C.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e stadiumit u takon pritësve, pra mbështetësve të Partizanit. Pritet që të ketë edhe një hapësirë që do të mbetet bosh, kjo për arsye sigurie, ku do të krijohet një kordon me policë.
PARTIZANI-TIRANA ora 18:00
Formacionet e mundshme:
PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Felipe, Do Karmo, Torrasa, Vila, Sukaj; Trajner: Andrea Agostineli.
TIRANA: Ed.Bakaj, Kërçiku, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Malaj, Karabeci, Lika, Muzaka, Fukui: trajner: Ilir Daja.
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ermal Barushi Denis Rexha. Pas portave: Remzi Sadiku Klajdi Kola. I katërt: Dojando Myftari
Ora 13:45
Tifozët e Partizanit kanë bërë provokimin e parë karshi tifozëve të Tiranës. Ata janë futur në tribunën ku do të qëndrojnë tifozët e Tiranës dhe kanë shkruar: "Gay Sector" dhe disa emërime të tjera ofenduese duke e ndezur edhe më shumë atmosferën.

Ora 13:00
Tiforupi i Partizanit, "Ultras Guerrils" ka nisur që në mesditë të mendojë për spektakëlin që do të dhurojë sot në shkallët e stadiumit. Ata kanë postuar një foto nxitëse në faqen e tyre në "Facebook" ku duan të tregojnë se janë ata që "komandojnë" kryeqytetin. Në foto shihet flamuri i Partizanit që valvitet në kalatë e kryeqytetit dhe sipër fotos është mbishkrimi: MBRO QYTETIN - FITO BETEJËN !

Ora 12:00
Tifozët e Tiranës dhe grupimi i famshëm "Tirona Fanatics" e kanë nisur ditën me njoftimin drejtuar fansave bardheblu duke i ftuar ata që të bashkohen me grupin në orën 15:00 për t'u grumbulluar sa më shumë dhe për të vazhduar më pas marshimin drejt stadiumit.
