Cungu: Fitore e madhe, por jo vendimtare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Cungu preferon të qëndrojë me këmbë në tokë edhe pse fitoi në Ballsh, ndaj një rivali direkt si Bylisi.
Gjatë prononcimit për 'Supersport" ai ka deklaruar se ishte një triumf i rëndësishë, por sipas tij skuadra nuk duhet të kalojë në eufori.
"Fitore e shkëlqyer, nuk e mohoj, sepse kemi mundur një rival direkt. Megjithatë nuk është një fitore vendimtare, sepse ka edhe 9 javë dhe gjithçka mund të ndodhë.
"Ballshi ka akuzuar tërë javën? Nuk merremi me deklaratat e kundërshtarit. Ishte ndeshja e jetës për Bylisin, por sot u luajt futboll dhe pati korrektësi në fushë e jashtë saj", deklaroi pas ndeshjes Armando Cungu.