Vllaznia fiton duelin e mbijetesës, Kalaja hero edhe në Ballsh
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia ka fituar sot duelin e mbijetesës ndaj Bylisit. Shkodranët e drejtuar nga Armando Cungu kanë fituar me rezultatin 0-1 në "Adush Muca" falë golit të shënuar nga Kalaja në fillimin e ndeshjes.
Ndeshja ka qenë e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, pro në fund ka mbetur në fuqi goli i shënuar nga talenti shkodran.
Vllaznia e nis mirë pjesën e parë. Luan qetësisht, sulmon dhe merr avantazhin. Shkodranët zhvillojnë 45 minuta të mira, ndonëse janë vendasit që dominojnë me lojën. Kalaja në minutën e 9´ i ka dhënë epërsinë miqëve duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Në fraksionin e dytë të sfidës janë ballshiotët që marrin frenat e lojës në zotërim, por Vllaznia nuk i lë asnjë mundësi të barazojë rezultatin.
Në fund mbyllet gjithçka 0-1 dhe shkodranët marrin 3 pikë të arta duke blinduar vendin e 7 në kuotën e 29 pikëve, 8 më shumë se Bylisi që mban vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria.
Bylis - Vllaznia 0-1
Golat: Kalaja 08´
Formacionet
Bylisi: Ruçi, Bilali, Lipi, Brahja, Muskaj, Gava, Tairi, Izuçuku, Edmilson,Hoxhaj, Varea
Trajner: Adnand Zilxhoviç
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Tafili, Bardulla, Çinari, Kalaja, Shtubina
Trajner: Armando Cungu
Arbitra: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Renato Malaj, Ermal Llapra
MINUTAT:
94´ Zëvendësimi i fundit tek Vllaznia. Del Kalaja, futet Kapaklia.
Akordohen 4 minuta shtesë
90´ Bardulla niset i vetëm në sulm, tenton të realizojë, por jashtë kuadratit.
86´ Goditje dënimi për Bylisin, e ekzekuton Edmilson, por topi përfundon jashtë kuadratit.
83´ Vllaznia është tërhequr mbrapa duke mbrojtur rezultatin, ndërkohë Bylis sulmon nuk ka fuqinë e duhur.
79´ Zëvendësim te Vllaznia. Del Sefa, futet Tafili.
73´ Bardulla shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
72´ Dragojeviç ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.
68´ Zëvendësim te Vllaznia, Erald Çinari del i dëmtuar nga loja.
63´ Kalaja provon nga distanca, por pa rezultat.
61´ Goditje këndi për Vllazninë. E ekzekuton Bardulla, provon Marku por pret Ruçi.
56´ Pas minutave të tensionit në fushë, ku disa lojtarë u përplasen me njëri-tjetrin, Bylisi rimerr kontrollin e lojës dhe tenton të gjejë rrugën e rrjetës.
52´ Brahja ndëshkohet me të verdhë për shkak të protestave ndaj gjyqtarit Jorgji.
50 minuta lojë, Dos Santos tenton nga distanca por pret Dragojeviç.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 0-1
Akordohen dy minuta shtesë
43´ Kundërsulmon Bylis, Varea tenton nga distanca por pret Dragojeviç.
41´ Kros nga e majta për Pjeshkën brenda zonës, mbrojtësi tenton por nuk arrin të kontrollojë topin.
35´ Tension në fushën e lojës, përplasje mes lojtarxëve dhe faulle.
31´ Bruno Lipi ndëshkohet me të verdhë, pasi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kalasë.
24´- 26´ Kundërsulmojnë vensasit, fitojnë goditje dënimi dhe përpiqen ti shfrytëzojnë për të gjetur rrejtën.
20´ Bylisi është rikthyer në sulm, tenton të gjejë hapësira në gjysmëfushën e shkodranëve, por largojnë mbrojtësit kuqeblu.
14´ Kundërsulmon Bylisi. Vendsit kërkojnë golin e barazimit.
09´ GOOL! Kros nga e djathta, Kalaja gjendet brenda në zonë, gjuan menjëherë drejt portës dhe realizon golin e avantazhit për skuadrën. Bylis 0-1 Vllaznia.
03´ Dy Goditje këndi radhazi për Bylisin. E ekzekuton Izuçuki, vendasit kanë rastin të marrin avantazhin por largojnë vendasit.
Starton sfida