Zilxhoviç nuk e bën dramë: Ka ende edhe shumë ndeshje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Adnan Zilxhoviç ka qenë i zhgënjer pas humbjes me Vllazninë. Megjithat duke folur për "Supersport" ai deklaroi se nuk dorëzohet në garën për mbijetesë.
"Më vjen keq dhe jam i zhgënjer që humbëm. Pavarësisht kësaj disfate, ne shpresojmë ende, sepse ka edhe shumë javë dhe Flamurtari është vetëm 2 pikë larg.
Sot nuk luajtëm mirë, nuk ishim agresivë sa duhej dhe është e qartë që u ndjenë shumë edhe mungesat.
Marr përgjegjësi për këtë humbje, natyrshëm, ndërsa me lojtarët do të flas më vonë, por nuk u vë faj", deklaroi pas ndeshjes Zilxhoviç.